Lifestyle

Pesë ushqime që janë çuditërisht të mira për ju

Njerëzit e duan ushqimin ashtu siç e duan familjen. Me gjithë ato ëmbëlsira të cilat na rrethojnë ndonjëherë mund të jetë e vështirë të ruhet një peshë normale, por gjithmonë mund të gjeni ushqime që janë si të shëndetshme po ashtu edhe të shijshme.

Avokado

Dihet se avokado është një pemë, e cila përmban shumë yndyrë, që është arsyeja se pse disa e shmangin atë, por ajo që shumë njerëz ndoshta nuk e dinë është se këto janë yndyra, të cilat ndihmojnë në absorbimin e antioksidantëve, të cilat i përmban avokado. Avokado i përket llojeve më ushqyese të frutave, ndërsa në ditët e verës është i shkëlqyer për përgatitjen e supave të ftohta.

Gjalpi

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet që gjalpi të jetë në listën e ushqimeve që janë të mira, disa nga avantazhet e tij mund t’ju inkurajojnë: gjalpi është i pasur me vitamina, të cilat absorbohen lehtë, është një burim i energjisë së shpejtë dhe nuk depozitohet në indet yndyrore.

Kafeja

Atyre që janë të varur nga kafeina nuk u intereson aq shumë rezultati përfundimtar i shumë diskutimeve rreth asaj se a është kafeja e shëndetshme apo jo, transmeton Koha.net. Por fakti është se kafeja është antioksidanti më i mirë nga të gjithë produktet që përdoren çdo ditë, gjë që e konfirmuan edhe hulumtimet e Shoqatës Amerikane të Kimistëve, të cilat janë kryer në më shumë se 100 ushqime. Megjithatë, mos harroni të bëni kujdes për sasinë që e konsumoni, sepse konsumimi i tepërt i kafesë mund të shkaktojë simptoma negative si anksioza.

Gjalpi i kikirikut

Edhe pse 49 gramë yndyrë në 100 gramë gjalpë të kikirikut tingëllon alarmuese, ky ushqim është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe e ul rrezikun e sëmundjeve të arterieve koronare. Megjithatë, rekomandohet gjalpi i kikirikut pa sheqer të shtuar.

Buka

Buka është një ushqim me vlerë të lartë të energjisë dhe e përbën bazën e dietës, veçanërisht për fëmijët. Buka përmban karbohidrate të shëndetshme, të cilat janë burimi më i madh i energjisë për organizmin e njeriut dhe është e pasur edhe me proteina, vitaminën B, fibra dietike dhe antioksidantë.