Lifestyle

Dielli vjeshtor, pse është i rëndësishëm dhe fitimprurës

Ditët e nxehta në stinën e vjeshtës janë të mirëseardhura për të gjithë. Sidomos në këtë stinë, kur me gjethet bie edhe dëshira për aktivitete.

Blogu “selecthealth”, shkruan se trupi i njeriut ka shumë benefite nga rrezet e diellit gjatë vjeshtës.

Përmirëson gjumin - Trupi juaj krijon një hormon të quajtur metalonin që është thelbësor për t'ju ndihmuar të flini. Për shkak se trupi nis ta prodhojë atë hormon kur është errësirë, zakonisht nisni të ndiheni të përgjumur dy orë pas perëndimit të diellit.

Redukton stresin - Melatonina gjithashtu ul reaktivitetin ndaj stresit dhe të qëndruarit jashtë do të ndihmojë që trupi të ndihet më rehat. Forcon muskujt - Një nga mënyrat për të marrë vitaminën D, që është e lidhur ngushtë me forcën e muskujve dhe të trupit, është qëndrimi në diell. Dielli iu jep muskujve forcë dhe elasticitet.

Lufton depresionin - Dielli përmirëson disponimin dhe rrit nivelin e serotoninës në trup, që është një kimikat i disponimit. Ekspozimi në diell mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të çrregullimit afektiv sezonal.