Lifestyle

Nëse keni qenë me COVID-19 organet tuaja po plaken më shpejt, thotë një studim

Nëse keni qenë të prekur me COVID-19, shanset janë që disa nga organet tuaja mund të plaken tre ose katër vjet më shpejt.

Një shkencëtar pas një studimi për COVID-in e gjatë thotë se infektimi i shumëfishtë mund të përkeqësojë gjithashtu procesin e plakjes.

Pas më shumë se dy vjet e gjysmë kërkimi për COVID-in, shkencëtarët thonë se më në fund po shohin pikat e para të të dhënave që vërtetojnë një ndryshim dramatik në organet e njeriut pas një infeksioni, shkroi CNN.

“Mund të filloni të mendoni ta merrni COVID-in pothuajse si një përshpejtues të plakjes. Infeksioni viral përshpejton procesin e plakjes tek njerëzit”, tha Ziyad Al-Aly, drejtor i Qendrës Epidemiologjike në San Francisko.

Al-Aly ka mbledhur të dhëna nga miliona njerëz me COVID të gjatë përmes studimeve që përfshijnë rezultate të veshkave, trurit dhe zemrës.

Të gjithë raportohet se treguan modele të ngjashme, duke treguar se organe të shumta njerëzore plaken më shpejt pas COVID-it, me shumicën që ndodhë tek ata që janë shtruar në spital, por edhe disa me simptoma të lehta të COVID-19.

Edhe pse nevojiten më shumë vite të dhënash, Al-Aly beson se ky proces në rritje i plakjes do të ndalet.