Lifestyle

Studim: Njerëzit që gërhasin ka gjasa të jenë me këtë sëmundje

Descriptive Text

Sipas një studimi të ri, njerëzit që gërhasin mund të kenë një rrezik të shtuar për kancer.

“Apnea obstructive” e gjumit është një çrregullim i gjumit që prek miliona amerikanë çdo vit; duke u paraqitur si gërhitje me zë të lartë, gulçim dhe përgjumje gjatë ditës, shkroi NYP të martën.

Simptomat janë për shkak të një bllokimi të rrugëve të frymëmarrjes të njerëzve kur flenë, duke rezultuar në ndalimin e frymëmarrjes gjatë gjithë natës. Edhe pse e bezdisshme për ata që e vuajnë - dhe për ata që ndajnë hapësirat e jetesës - studiuesit mendojnë se mund të jetë një tregues i kancerit.

Njerëzit që janë mbipeshë ose obezë, kanë diabet, pinë duhan ose konsumojnë sasi të mëdha alkooli janë më të rrezikuarit, sipas studimit, i cili u prezantua në një konferencë mjekësore në Barcelonë. Ekspertët suedezë thanë se gërhitja mund të ketë të bëjë me mungesën e oksigjenit që personat e marrin gjatë natës.

Në SHBA rreth 30 milionë persona kanë çrregullime të gjumit, por vetëm 6 milionë janë të diagnostikuar me të.

Në Suedi u gjet se personat që vuanin nga çrregullimi më i rëndë i gjumit, ishin në rrezik më të lartë për të zhvilluar mpiksje të gjakut.

Studiuesit kanë thënë se planifikojnë ta zgjerojnë studimin me më shumë prova dhe ta përcjellin gjendjen e pacientëve për gjatë.