Lifestyle

Rastet kur duhet të shmanget pirja e vezëve

Descriptive Text

Ideja e pirjes së vezës mund të duket e pështirë për disa njerëz që nuk e durojnë aromën dhe mënyrën se si veza rrëshqet në gjuhë.

Megjithatë vezët konsiderohen një prej ushqimeve më të plotfuqishme kundër plakjes.

Gjatë gatimit, vezët humbasin disa ushqyes të nevojshëm për trupin.

Veza ofron një spektër të gjerë por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrat dhe ushqyesit.

Ekspertët thonë se veza e pagatuar ofron një larmi vlerash të jashtëzakonshme.

Një vezë përmban:

3 gramë proteinë

Vitaminë A,

Vitaminë B2

Vitaminë B5

Vitaminë B12

Vitaminë E

Kolinë, mineralin e dobishëm për trurin.

Antioksidantë që ruajnë shëndetin e syve dhe shumë më tepër.

Proteina tek veza është e jashtëzakonshme për trurin, sistemin nervor dhe imunitetin.

Gatimi i vezës do të zbusë ndjeshëm aftësinë reaguese të këtyre ushqyesve megjithatë, vlerat e vezës së pagatuar dhe asaj të zier janë pothuajse njëlloj.

Megjithatë ka një problem te veza e pagatuar.

Sipas një studimi të cilit i referohet AgroËeb.org, trupi i njeriut përthith vetëm 50 përqind të proteinës kur ha vezë të gatuar dhe 90 përqind të saj kur është e gatuar.

Nga ana tjetër, veza e gatuar shmang lidhjen e proteinës me biotinën, gjë që e bën këtë të fundit të papërthithshme.

Ndaj, sipas ekspertëve, e vetmja mënyrë se si të përfitoni biotinën tek veza është që të siguroheni që ajo është e zier plotësisht.

Me fjalë të tjera, veza e gjallë tretet me më vështirësi por nuk është ky i vetmi aspekt shqetësues.

Njerëzit që nuk duhet të pinë vezë

Konsumi i vezëve të pagatuara në ditët e sotme po shoqërohet me thirrje të autoriteteve për të treguar kujdes me infeksionet dhe veçanërisht salmonellën.

Gjasat që njeriu të sëmuret me salmonellë pas konsumit të një veze të gjallë janë të larta.

Simptomat, që zakonisht shfaqen që në 6 orët e para deri në 48 orë pas ngrënies, përfshijnë: të vjella, diare, marramendje, temperaturë, ethe, dhimbje koke.

Njerëzit që kanë një imunitet të dobët, duhet të qëndrojnë larg vezëve të pagatuara.

Në këtë kategori përfshihen fëmijët, gratë shtatzëna, ata që vuajnë nga kanceri apo edhe sëmundje të tjera autoimunitare.

Një infeksion salmonele mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin dhe organizmin e tyre të brishtë thonë ekspertët./agroweb