Lifestyle

Pijet që duhet të shmangni për hir të shëndetit të zemrës

Descriptive Text

Ndërsa rriteni, filloni të mendoni gjithnjë e më shumë për efektet që alkooli ka në shëndetin tuaj. Janë disa pije alkoolike që duhen shmangur, sepse kanë një efekt të keq në zemër.

Në vend të parë është rumi i përzier me Coca-Cola.

Nutricistja dhe autorja e librit “Finally Full, Finally Slim”, Lisa Young, thotë se në fakt çdo pije alkoolike e kombinuar me sodë është e pashëndetshme për zemrën, shkruan “Gaming Deputy”.

Një studim i fundit tregoi se ata që konsumojnë rregullisht pije të gazuara kanë rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës dhe goditjes në tru. Në kombinim me alkoolin, ato mund të jenë fatale.

Pija e dytë që duhet të shmangni është Pina Colada.

“Është bërë me rum, lëng ananasi dhe qumësht kokosi, të cilat përmbajnë nivele të larta të sheqerit dhe yndyrave të ngopura”, tha Yang.

Yndyrat e ngopura rrisin nivelin e kolesterolit të keq, i cili çon në komplikime të zemrës.

Një pije tjetër që është e pashëndetshme është çaji i ftohtë i Long Island, sepse është i pasur me sheqer dhe kalori.

“Ai përmban alkool, shurup, Coca Cola dhe disa përbërës të tjerë të ëmbël dhe të thartë që janë të dëmshëm për zemrën”, tha ajo.

Long Island Iced Tea është i shijshëm dhe patjetër do t'ju deh shumë më shpejt se shumica e koktejeve, por kini kujdes sepse sheqeri dhe alkooli i tepërt nuk janë ide e mirë në fund të fundit.