Lifestyle

COVID-19 mund të rrijë i fshehur në mishin që e mbani në frigorifer për javë të tëra

Frigoriferi i juaj mund të jetë shkaku që mund të prekeni me COVID-19, ka paralajmëruar një studim. Studiuesit kanë gjetur se virusi mund të mbijetojë brenda produkteve të ndryshme të mishit që njerëzit i mbajnë në frigorifer për më shumë se 30 ditë.

Studiuesit ekzaminuan mishin e pulës, viçit, derrit dhe produktet e salmonit që mbahen në ngrirje të thellë. Ata e ekspozuan mishin ndaj viruseve, shkroi “studyfinds.org” të mërkurën.

Autorja e studimit, Emily Bailey, tha se gjetën dëshmi se virusi mund të ruhet në ngrirje të thellë për më shumë se një muaj.

Ekipi i studiuesve thanë se nisën hetimin pas raportimeve për shpërthimin e koronavirusit në disa zona në Azi ku nuk kishte regjistrime të mëhershme të transmetimit të virusit.

Bailey tha se gjurmimi i COVID-it në ato komunitete “sugjeroi se produktet e paketuara të mishit të prodhuara në zona ku SARS-CoV-2 po qarkullonte, mund të ketë qenë burim i virusit”.

Studiuesit thanë se COVID-19 është në gjendje të përsëritet brenda zorrëve të një personi dhe në traktatin e frymëmarrjes. Studimet e mëparshme sugjeruan se COVID-19 në të vërtetë ndikon në zorrët e pacientit para se të fillojnë simptomat në frymëmarrje.