Lifestyle

Nëse përdorni këtë lloj shamponi, mund të helmoheni

Agjencia amerikane për ushqime dhe barna ka publikuar raportin për prodhimet për përkujdesjen e trupit, i cili sugjeron se duhet të lexoni sa më shpesh deklarimet për paketimet kozmetike.

Siç shkruan në ueb faqen e agjencisë, kompanitë dhe individët, të cilët prodhojnë ose reklamojnë kozmetikë janë të obliguar ligjërisht që preparatet e tyre të jenë të sigurta. “As ligji dhe as rregulloret FDA nuk kërkojnë teste specifike, të cilat do të demonstronin sigurinë e atyre prodhimeve”, shkruan agjencia, transmeton kp.

Steve Sju, dermatolog pranë qendrës medicinale McGa, ka vendosur në krye të listës disa nga preparatet e rrezikshme, të cilat përdoren për përkujdesjen e flokëve dhe lëkurës.

Shamponët që kanë përbërës si sulfat mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin tuaj. Sulfatet iritojnë lëkurën, sytë, gojën, madje edhe mushkëritë dhe zakonisht u pengon njerëzve me lëkurë të ndjeshme. Po ashtu shamponi me sodium laureth sulfate përmban kimikalie, të cilat në kushte laboratori shkakton paraqitjen e kancerit te minjtë. Studiuesit nuk kanë gjetur lidhjen direkte ndërmjet këtij përbërësi dhe paraqitjes së kancerit te njerëzit.

Formaldehyde

Besoni apo jo, shumë preparate për përkujdesjen e trupit dhe pastrimin e kuzhinës përdorin këtë përbërës. Studimet nuk kanë treguar direkt lidhjen e këtij kimikali me paraqitjen e kancerit te njerëzit, por kjo është dëshmuar te minjtë. Sipas shoqërisë amerikane për luftë kundër kancerit, një studim ka treguar se punonjësit që ishin të ekspozuar ndaj formaldehydu kishin pësuar shumë ndryshime në kromozone. Ky zbulim mbështet teorinë e mëhershme se ky lloj kimikali është fajtor për disa raste të leukemisë.

Parabene

Prodhuesit e kozmetikës shpesh përdorin parabene, i cili parandalon shtimin e baktereve. Por, ky kimikal ndikon tek estrogjeni në trup dhe mund të përshpejtojë rritjen e kancerit. Tash për tash nuk ekzistojnë arsye të fuqishme për ndalimin e këtij kimikali, por shmangia e tij është e rekomanduar.