Lifestyle

OBSH: Obeziteti ka marrë përmasa epidemie

Obeziteti ka marrë “përmasa epidemie” në Evropë, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një raport që tregon se sëmundja po shkakton 200,000 raste me kancer dhe 1.2 milionë vdekje në vit, raportoi The Guardian të martën.

Në studimin e parë të tillë në 15 vjet, OBSH-ja ka thënë se normat e mbipeshës dhe obeziteti kanë arritur nivele vdekjeprurëse dhe ende “po përshkallëzohen”.

Përreth Evropës, 59% e të rriturve janë mbipeshë ose obezë si dhe 8% të fëmijëve nën 5 vjeç dhe një në tre fëmijë të moshës kur janë në shkollë. Shtrirja e obezitetit në Evropë është më e lartë se në çdo pjesë të botës përveç Amerikës, sipas raportit.

“Në mënyrë alarmante, ka pasur rritje të vazhdueshme në përhapjen e mbipeshës dhe obezitetit në Evropë dhe asnjë shtet anëtar nuk është në rrugë për ta ndaluar rritjen e obezitetit deri më 2025”, thuhet në raport.

Obeziteti lidhet me një sërë sëmundjesh të tjera, përfshirë diabetin, sëmundje të zemrës dhe të paktën 13 lloje të kancerit.

Në të gjithë Evropën, Britania radhitet e katërta për më shumë të rritur obezë dhe mbipeshë, pas Izraelit, Maltës dhe Turqisë.