Lifestyle

Pse duhet të shtohen kërpudhat në dietën ditore?

Descriptive Text

Shumë njerëz i shijojnë kërpudhat në çfarëdo mënyre që janë gatuar. Po ashtu është e ditur se kërpudhat janë të mbushura me antioksidantë dhe ndihmojnë në rritjen e metabolizmit.

Por këto nuk janë përfitimet e tyre të vetme. Një studim i fundit ofron edhe më shumë arsye për ta shtuar sasinë e kërpudhave në dietën tuaj të rregullt, pasi konstaton se ajo janë të mira edhe për shëndetin e zorrëve, raportoi portali “Food”.

Sipas këtij studimi, shtimi i më shumë kërpudhave të ngrënshme në dietën ditore mund të jetë një mënyrë e mirë për t’i luftuar rreziqet shëndetësore që vijnë nga dieta e stilit perëndimor, e cila shpesh përmban një bollëk ushqimesh yndyrore dhe sheqerna të shtuara. Mosfunksionimi i zorrëve mendohet të jetë një nga mekanizmat themelorë që vjen si pasojë e kësaj diete.

Kërpudhat e thata që gjenden në shumicën e pjesëve të botës e kanë një profil unik ushqyes që është i lartë në minerale, fibra dietike dhe vitaminë D.

Si një shtesë ushqimore natyrale, ato mund ta përmirësojnë cilësinë e dietave të stilit perëndimor, dhe gjithashtu ta përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.

Pra, mos harroni t’i përfshini kërpudhat në dietën tuaj të rregullt. Ato janë një ushqim i pasur me lëndë ushqyese, qoftë nëse i hani me ndonjë sallatë, të gatuara në forma të ndryshme ose të përfshira në omëletë.