Lifestyle

Testet e reja mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të pankreasit

Testet e jashtëqitjes ndihmojnë mjekët të dallojnë kancerin e hershëm të pankreasit, thonë studiuesit.

Koncepti është provuar nga një studim me 136 vullnetarë.

Gjetjet, ashtu siç janë përshkruar në revistën Gut, sugjerojnë se ndryshimet e dallueshme që përfshijnë insektet e zorrëve mund të jenë shenjë paralajmëruese se një tumor është i pranishëm.

Kanceri i pankreasit shpesh nuk shkakton simptoma në fazat e hershme. Kjo nënkupton se zakonisht është më e vështirë për t’u trajtuar kur gjendet, raporton BBC.

Teksa kanceri rritet, ai mund të shkaktojë simptoma të paqarta, të tilla si dispepsi, ndryshime në zakonin e zorrëve dhe disa dhimbje barku a shpine. Disa njerëz vizitojnë mjekun e tyre të përgjithshëm disa herë përpara se të diagnostikohen.

Aktualisht, më pak se një në 20 nga ata me formën e zakonshme – adenokarcinoma duktale – do të mbijetojnë për pesë vjet ose më shumë. Zbulimi më i hershëm mund t’i përmirësojë këto shanse.

Ekipi spanjoll, që qëndron pas punës, rekrutoi pacientë nga dy spitale- njëri në Madrid dhe tjetri në Barcelonë. Vetëm disa nga pacientët kishin adenokarcinoma duktale të pankreasit, ndërsa të tjerët u zgjodhën si kontrolle për krahasim.

Studiuesit mblodhën dhe analizuan mostrat e pështymës dhe jashtëqitjes nga vullnetarët për të parë ndonjë ndryshim të dallueshëm midis grupeve.

Ndërkohë që mostrat e pështymës ishin bosh, ato të jashtëqitjes treguan një ndryshim që ekipi besonte se mund te ishte i dobishëm në diagnostikimin e kancerit të pankreasit.

Kishte një model të veçantë ose profil gjenomik të baktereve të zorrëve, kërpudhave dhe mikrobeve të tjera.

Kjo i kishte identifikuar vazhdimisht pacientët me sëmundje, pavarësisht se sa kishte përparuar, duke sugjeruar së nënshkrimet karakteristike të mikrobiomës shfaqen herët dhe se mikrobioma e jashtëqitjes mund ta zbulojë sëmundjen në fazën e hershme, kanë bërë të ditur studiuesit.

Ata kanë rekomanduar më shumë studime – disa tashmë po zhvillohen.

Ndërkohë edhe në Gjermani e Japoni, studiuesit kanë vërtetuar gjetjet në një numër të vogël pacientësh.