Lifestyle

Shfaqen dy simptoma të reja të Omicronit

Varianti Omicron i COVID-19 po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe, derisa tashmë po përmenden edhe disa simptoma të tij, të padëgjuara më parë.

Sipas ekspertëve, varianti i ri është duke shfaqur simptoma të vjelljes dhe humbjes së oreksit, simptoma këto që nuk janë shfaqur te varianti Delta.

Studimi Zoe Covid me bazë në Mbretërinë e Bashkuar analizon përvojat e njerëzve me COVID përmes një aplikacioni ku publiku britanik ngarkon simptomat e tyre. Aplikacioni ka treguar se humbja e oreksit ka qenë një simptomë e zakonshme në infeksionin e ri.

Tim Spector, një profesor i Epidemiologjisë Gjenetike në King's College në Londër, i tha së fundmi Daily Express se të përzierat janë renditur nga shumë pacientë të Omicron.

"Shumë prej tyre kishin të përziera, temperaturë të lehtë, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke," tha Spector.

Simptomat më të zakonshme të variantit Omicron ngjajnë me simptomat e tjera të COVID.

Simptomat, të cilat kanë qenë më pak të rënda se llojet e mëparshme, përfshijnë lodhjen, dhimbjet e muskujve dhe gërvishtjen e fytit. Humbja e shijes dhe nuhatjes është më pak e zakonshme në këtë lloj më të ri.

Sipas hulumtimeve të deritanishme, OmicronI duket se prodhon sëmundje më të butë sesa varianti Delta – veçanërisht për njerëzit e vaksinuar.

Studimet tregojnë se rreziku i shtrimit në spital për Omicron është përgjysmuar. Megjithatë, ky variant i ri përhapet më lehtë se sa kanë qenë variantet e tjera të COVID.

OmicronI gjithashtu ka simptoma të njohura sepse varianti i ri përmban kodin gjenetik nga ftohja e zakonshme.

Megjithatë, disa ekspertë të sëmundjeve po paralajmërojnë se simptomat e reja të të vjellave dhe humbjes së oreksit mund të mos jenë shkencërisht të qëndrueshme.

Simptomat e para të Omicronit që nuk duhet t'i injoroni kurrë përfshijnë dhimbje koke, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe djersitje gjatë natës. Një simptomë më pak e njohur e Omicronit është skuqja e lëkurës.