Lifestyle

Këto janë shenjat që tregojnë se jemi të prekur nga gripi sezonal

gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose tështitjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës bën të ditur se çdo moshë mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe quhet i tillë ngase shfaqet çdo vit, në periudhën tetor-dhjetor.

Shenjat e gripit sezonal:

• Temperaturë e lartë

• Lodhje

• Rrjedhje të hundëve

• Dhimbje fyti

• Kollë

• Barkqitje dhe vjellje

• Dhimbje koke, barku e muskujsh

Shenjat e rrezikut.

Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: Tek fëmijët vëreni:

• Temperatura mbi 39 C

• Frymëmarrje të shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen

• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës

• Konsum të pa mjaftueshëm të lëngjeve

• Ethe me skuqje të lëkurës

• Shtrëngim te qafës

Tek të rriturit vëreni:

• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim

• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark

• Marramendje të papritur

• Konfuzion mendor

• Të vjella të vazhdueshme

Nëse prekemi nga gripi sezonal, si ta trajtojmë?

• Qëndroni në shtëpi.

• Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë

• Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini

• Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

• Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj, që të pengoni vizitat e panevojshme

• Evitoni kontaktet me njerëzit si dhe hapësirat publike të mbyllura.