Lifestyle

Pesë pijet të cilat do t’ju ndihmojnë të flini më lehtë

Përzgjedhja e pijeve që i konsumoni para se të shkoni në shtrat në masë të madhe ndikon në shëndetin dhe gjumin. Ekzistojnë pesë lloje të pijeve të cilat do ta kenë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në organizëm, transmeton koha.net.

Kakao

Shumica e njerëzve besojnë se kakao është pija klasike para gjumit. Atë e kanë konsumuar majanët duke e përgatitur nga kokrrat e kakaos, uji i nxehtë dhe pak erëza. Kakao ka mbetur edhe sot zgjedhja më e popullarizuar e pijes së nxehtë para gjumit.

Çaji i kamomilit

Nëse nuk doni të konsumoni qumësht para gjumit, çaji qetësues nga kamomili është një zgjedhje e shkëlqyeshme. Ai është i shkëlqyer për qetësim, zbutje të nervave dhe qetësim të lukthit, gjë që rezulton në një gjumë të thellë dhe të qetë. Për efekt më të mirë duhet pirë një filxhan çaji kamomil pa sheqer 30 minuta para gjumit.

Qumështi i ngrohtë

Nëse prindërit ju kanë thënë që para gjumit ta pini një gotë qumësht të ngrohtë, për këtë ka arsye të dëshmuara shkencërisht. Aminoacidi triptofan e ndihmon trupin t’i prodhojë hormonet e nevojshme për gjumë të qetë. Qumështi është i pasur me kalcium dhe është një burim i shkëlqyer i proteinave. Nuk është çudi që është një nga pijet më të thjeshta para gjumit.

Çaji i nenexhikut

Ashtu siç kamomili, edhe nenexhiku është një substancë natyrore e cila e ndihmon organizmin. Nëse e keni ndonjë ngjarje të rëndësishme të nesërmen dhe duhet të jeni të çlodhur dhe të fjetur, pini çaj nga nenexhiku. Ky është një çaj i shijshëm dhe freskues bimor i cili e qetëson lukthin, e redukton vjelljen dhe e largon anksiozën.

Çokollata e nxehtë

Çokollata e nxehtë dhe kakao shpesh konsiderohen të njëjta, por në fakt janë të ndryshme. Çokollata e nxehtë është një pije tradicionale që është më e dendur dhe më me krem, ajo përmban gjalpë të kakaos dhe kakao pluhur. Ajo është një alternativë më e pasur se kakao dhe përgatitet me qumësht në krahasim me kakaon e cila përgatitet me ujë të nxehtë. Është një zgjedhje e shkëlqyer për fëmijët.