Lifestyle

Kura popullore që do t’ju ndihmojë në pastrimin e enëve të gjakut

Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen. Arterioskleroza cilësohet fatkeqësisht vdekjeprurëse.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani enët tuaja të gjakut tërësisht të pastra dhe elastike.

Në këtë artikull do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale për pastrimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit dhe nivelit të kolesterolit.

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji me lëng xhenxhefili
  • 1 filxhan çaji me pure hudhre (3-4 katër kokë hudhra të ziera dhe të shtypura)
  • 1 filxhan çaji me lëng limoni
  • 1 filxhan çaji me uthull molle
  • 2 filxhanë çaji me mjaltë

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit (përveç mjaltit) në një tenxhere dhe lërini të ziejnë në temperaturë mesatare për 30 minuta duke e përzier vazhdimisht.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet plotësisht.

Shtoni mjaltin dhe më pas të gjithë lëngun hidheni në një shishe qelqi të cilën duhet ta fusni në frigorifer.

Përdorimi:

Këshillohet që të konsumoni një lugë gjelle nga ky lëng çdo mëngjes, drekë dhe darkë me stomak bosh.

Kjo kurë mund të ruhet në frigorifer për deri në dy muaj. /neps