Lifestyle

Fluturat të rrezikuara nga ngrohja globale

Descriptive Text

Fluturat mbretërore të perëndimit shkojnë në jug nga Paqësori Veriperëndimor në Kaliforni për çdo dimër, duke u kthyer në të njëjtat vende, madje edhe në të njëjtat pemë, ku rrinë të grumbulluara për t’u ngrohur. Ky lloj i fluturave në përgjithësi arrijnë në Kaliforni në fillim të nëntorit dhe shpërndahen në të gjithë vendin sapo të arrijë i ngrohti i marsit

Duket një rreze drite për fluturat mbretërore të perëndimit me ngjyrë portokalli e të zezë.

Numri që dimëruan përgjatë bregut qendror të Kalifornisë po kthehet prapë pas popullimit, prania e të cilave shpesh është një tregues i mirë për shëndetin e ekosistemit, që është arritur shumë pak vitin e kaluar. Ekspertët e lidhin rënien e tyre me ndryshimin e klimës, shkatërrimin e vendbanimit dhe mungesën e ushqimit shkaku i thatësisë.

Një numërim vjetor të dimrit në vitin e kaluar nga Xerces Society, regjistroi më pak se 2000 flutura, një rënie masive prej dhjetëra mijëra të numëruara viteve të fundit dhe miliona që u grumbulluan në pemë nga vendi i Mendocinos së Kalifornisë Veriore në Baja Kalifornia, në jug të Meksikos në vitet ’80. Tani vendet e tyre të rrënjosjes janë të përqendruara kryesisht në bregun qendror të Kalifornisë.

Këtë vit numërimi zyrtar nis të shtunën dhe do të zgjasë tri ditë, por tashmë një numërim jozyrtar nga kërkuesit dhe vullnetarët shfaq rreth mbi 50.000 flutura mbretërore në vendet dimërore, ka shpjeguar Sarina Jepsen, drejtoreshë e specieve të rrezikuara e Xerces Society për Invertebrate Conservation.

“Kjo me siguri që nuk është një rikthim, mirëpo jemi goxha optimistë e të lumtur që fluturat janë këtu e na japin pak hapësirë të punojmë drejt migrimit të fluturave mbretërore të perëndimit”, ka sqaruar Jepsen.

Fluturat monarke perëndimore shkojnë në jug nga Paqësori Veriperëndimor në Kaliforni për çdo dimër, duke u kthyer në të njëjtat vende, madje edhe në të njëjtat pemë, ku rrinë të grumbulluara për t’u ngrohur. Ky lloj i fluturave në përgjithësi arrijnë në Kaliforni në fillim të nëntorit dhe shpërndahen në të gjithë vendin sapo të arrijë i ngrohti i marsit.

Fluturat nga i gjithë Perëndimi migrojnë çdo vit në rreth 100 vende dimërore në brigjet qendrore të Kalifornisë së Paqësorit. Një nga vendet më të njohura gjatë dimrit është “Monarch Grove Sanctuary”, qytet në Pacific Grovet bregdetar, ku vitin e kaluar nuk u shfaq as edhe një flutur mbretërore.

Ky qytet, 70 milje në jug të San Franciskos, ka punuar me vite të tëra që ta ndihmojë rënien e popullimit të fluturave mbretërore. I njohur si “Qyteti i fluturave”, SHBA-ja feston për to me paradë çdo tetor. Të ngatërrohesh me një flutur të këtij lloji është krim nga i cili pason dënimi i 1000 dollarëve.

“Nuk mbaj mend kur kam pasur një vit më të keq sesa kur e kujtoja se ato nuk janë më. Ishin zhdukur. Ato nuk do të kthehen më kurrë, kur këtë vit, krejt papritur, ato u kthyen”, ka theksuar Moe Ammar, president i Dhomës së Tregtisë në Pacific Grove.

Këtë vit një numërim paraprak tregoi se më shumë se 13.000 flutura monarke kanë mbërritur në vendin e Monterey County, të grumbulluara së bashku në pisha, selvi dhe eukalipte, duke e ndezur shpresën e vullnetarëve dhe vizitorëve që insektet e tilla luftëtare mund të rikthehen.

Shkencëtarët nuk e kanë të qartë se pse është rritur popullimi i tyre këtë vit, por, sipas Jepsen-it, ka të ngjarë të jetë një kombinim faktorësh, përfshirë edhe kushtet më të mira në terrenet e shumimit.

“Faktorët klimatikë mund të kenë ndikuar në popullim. Mund të kishim marrë një fluks të fluturave mbretërore nga SHBA-ja lindore, gjë që herë pas here mund të ndodhë, por nuk dihet asgjë e sigurt se pse popullimi është kjo që po shohim këtë vit”, shtoi ajo.

Fluturat mbretërore lindore udhëtojnë nga Kanadaja jugore dhe SHBA-ja verilindore mijëra milje që ta kalojnë dimrin në Meksikën qendrore. Shkencëtaret vlerësojnë se popullimi i këtij lloji të fluturave në SHBA-në lindore ka rënë në 80% që nga mesi i viteve ’90, por kjo rënie në perëndim ka qenë edhe më e shpejtë.

Popullimi i fluturave monarke perëndimore ka rënë me më shumë se 99% nga miliona që dimëruan në Kaliforni në vitet ’80 , kjo ka ndodhur si shkak i shkatërrimit të habitatit qumështor të tyre dhe gjatë migrimit të tyre tashmë po zgjerohet numri i ndërtesave e po rritet numri i përdorimit të pesticideve dhe herbicideve.

Hulumtuesit gjithashtu e kanë vërejtur edhe efektin e ndryshimit klimatik. Përveç bujqësisë, ndryshimi klimatik është një nga shtytësit kryesorë të zhdukjes së kërcënimit të fluturave, duke ndërprerë një migrim vjetor prej 3000 miljesh të akorduara me pranverën dhe me lulëzimin e luleve të egra.

“Kalifornia ka pasur thatësi për disa vjet deri tani, e fluturat kanë nevojë për burime të nektarit në mënyrë që ta mbushin barkun, të jenë aktive e të mbijetojnë”, ka thënë Stephanie Turcotte Edenholm, pedagoge e Muzeut të Historisë Natyrore në Pacific Grove. “Në rast se nuk i kemi burimet e nektarit dhe nuk e kemi ujin që e siguron atë, atëherë do të kemi një problem”.

Fluturave mbretërore u mungon mbrojtja shtetërore dhe federale për ta ruajtur vendin e tyre nga shkatërrimi a degradimi. Vitin e kaluar atyre iu mohua mbrojtja federale, megjithëse tani insektet janë në mesin e kandidatëve për t’u renditur nën ligjin federal për speciet e rrezikuara.