Shefi i Biontechut, Ugur Sahin, në një intervistë për “Bild” ka treguar se niveli i antitrupave te personat e vaksinuar kundër COVID-19 fillon të bjerë shtatë deri tetë muaj pas marrjes së dozës së fundit të vaksinës.
Ai ka thënë se rekomandohet që të merret doza përforcuese, e cila mbron edhe kundër varianteve të reja përfshirë Deltas. Ndërsa rekomandohet që të moshuarit të marrin dozën e tretë gjashtë muaj pas vaksinimit me dozë të dytë.
“Të dhënat nga provat klinike tregojnë se niveli i antitrupave fillon të bjerë pas rreth shtatë, tetë apo nëntë muajve pas vaksinimit, kështu që mund të vijë deri te infeksioni”, ka thënë Sahin. “Të dhënat e studimeve tregojnë se vaksina përforcuese kthen mbrojtjen, kjo vlen edhe për variantin Delta”.
-
8 nëntor 2021 17:15
-
Shpërndaje në: