Lifestyle

FDA-ja gjen një tjetër dezinfektues që mund të jetë kancerogjen për njerëzit

Descriptive Text

Zyrtarët federalë të shëndetësisë po u kërkojnë konsumatorëve të shmangin një markë tjetër të dezinfektuesve të duarve që mund të jenë të kontaminuar me kimikate kancerogjene.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi të hënën se gjeti "nivele të papranueshme të benzenit, acetaldehidit dhe ndotësve të acetalit" në dezinfektues të caktuar të duarve pa aromë. Dezinfektuesit janë etiketuar me "DIST. By artnaturals Gardena, CA 90248", sipas FDA.

Agjencia tha se, "Rreziku i saktë nga përdorimi i dezinfektuesit të duarve që përmbajnë benzen, acetaldehid ose acetal është i panjohur. Megjithatë, benzeni është një kimikat që mund të shkaktojë lloje të caktuara të kancerit te njerëzit. Po kështu, studimet tregojnë se acetaldehidi gjithashtu mund të shkaktojë kancer tek konsumatorët dhe mund të çojë në sëmundje të rëndë ose vdekje".

Përveç kësaj, acetali mund të shkaktojë acarim në traktin e sipërm respirator, sytë dhe në lëkurë, raporton FoxNeës.

FDA po i lutet konsumatorëve që të mos përdorin produkte dezinfektuese të duarve, të cilat janë shtuar në listën e saj të dezinfektuesve potencialisht të rrezikshëm të duarve.

Agjencia filloi listën, e cila tani përbëhet nga 260 produkte, në ditët e para të pandemisë pasi vëzhgoi një numër në rritje të dezinfektuesve që testonin pozitivisht për përbërësit e dëmshëm dhe potencialisht helmues.