Lifestyle

5 çaje bimorë që luftojnë kolesterinën e keqe

Descriptive Text

Konsumi dhe prija e disa çajeve bimore mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterinës së keqe, sipas disa hulumtimeve shkencore. Por, cilët janë llojet e preferuara për reduktimin e ndjeshëm të niveleve të kolesterinës.

Çaji i xhinxherit

Të gjithë e dimë që një filxhan çaj xhinxheri është një medikament fenomenal shtëpiak për zgjidhjen e problemeve të ndryshme me tretjen, të vjellat, të përzierat dhe diarrenë. E dinit që vetitë e tij anti-inflamatore e bëjnë xhinxherin një faktor të shkëlqyeshëm të reduktimit të kolesterinës së keqe në qarkullimin e të gjakut?

Çaji i shafranit të Indisë

Ky çaj ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe nëse e merrni rregullisht, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterinës së keqe. Sipas mjekëve popullorë, ai ka më shumë efekt nëse përgatitet edhe me piper të zi.

Çaji i hudhrës

Nuk është sekret që hudhra është një hollues natyral i gjakut dhe sipas studimeve është në gjendje të ulë edhe nivelet e kolesterinës së keqe. Por duhet ta shmangni nëse merrni medikamente për hollimin e gjakut.

Çaji i rrënjës së lule radhiqes

Nëse keni radhiqe në bahçe, duhet të jeni me fat sepse është një mrekulli për të stabilizuar nivelet e kolesterinës në gjak. Ziejini rrënjët e copëtuara të radhiqes dhe mbani larg kolesterinën.

Çaji i kanellës

Çaji i kanellës është një armik i kolesterinës së lartë. Gjithashtu çaji i kanellës është i mirë për problemet e tretjes, nivelet e larta të sheqerit në gjak, etj/Neps.al