Lifestyle

Ja pse larja me sapun është e dëmshme për shëndetin

Kimikatet në xhelin për dush e çrregullojnë ekuilibrin natyror të baktereve në lëkurë, të cilat e mbrojnë nga aknet dhe ekzemat, ndërsa kontakti me papastërtinë i mëson t’i njohin mikrobet e dëmshme, transmeton koha.net.

Para daljes së xheleve dhe sapunëve të ndryshëm për dush, njerëzit kanë jetuar më shëndetshëm. Ata laheshin me ujë dhe eventualisht me sapun të cilin e kishin bërë vetë, ndërsa sot shumica e njerëzve e kanë të vështirë ta paramendojnë që të mos lahen çdo ditë me sapun dhe të bëjnë dush apo banjë në vaskë. Kjo shprehi e shkatërron sistemin imunitar dhe i çrregullon nivelet delikate natyrore të baktereve në lëkurë, të cilat nuk janë aty pa arsye.

Në qoftë se nuk janë të çrregulluara, në kontakt me papastërtinë i njohin bakteret e dëmshme dhe lëkurën e mbrojnë nga, për shembull, aknet dhe ekzemat. Trupi i njeriut ka triliona baktere në lëkurë dhe zorrë, ndërsa ekuilibri i tyre natyral është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Kontakti i rregullt me papastërtinë e mëson bashkësinë e baktereve që t’i njohin se cilat janë të këqija dhe cilat nuk bëjnë. E vetmja gjë që e rekomandoj është përdorimi i një sapuni të butë të bërë nga përbërësit organik - thotë gastroenterologia Robynne Chutkan.

Ajo shton se shumica e sapunëve antibakterialë janë të mbushur me kimikate të forta të cilat e çrregullojnë ekuilibrin e baktereve në lëkurë dhe se larja vetëm me ujë është e mjaftueshme. Të vetmet vende që kanë nevojë për pak sapun organik janë sqetullat dhe ijët. Ekspertja thotë se papastërtia nuk është shkaku i sëmundjes, por vrasja e vazhdueshme e baktereve të mira, dhe se dezinfektimi i duarve me xhele të ndryshme dhe peceta të lagështa është gjithashtu i panevojshëm, përcjell Daily Mail.