Lifestyle

Sipas një studimi të ri, këto 7 lloje ta kancerit shkaktohen nga konsumimi i alkoolit

Nëse kohëve të fundit keni filluar ta shmangni vetë-disiplinën, atëherë ky shikim mund t’iu bëjë të ndërroni mendje dhe t’i ktheheni rutinës të kujdesit ndaj shëndetit tuaj.

Një studim i ri i publikuar këtë javë, ka zbuluar se konsumimi i alkoolit është faktor i madh në rrezikimin ndaj shtatë llojeve të kancerit, dhe statistikat e këtij hulumtimi që i prekin burrat dhe gratë, mund t’iu bëjnë të mendoni më ndryshe kur vjen puna tek pirja e alkoolit.

Studimi rreth sëmundjes së kancerit i publikuar më 13 korrik në gazetën “The Last Oncology”, është kryer nga një grup studiuesish nga institucionet kërkimore të shëndetit mendor dhe kancerit në SH.B.A., Kanada, Francë dhe Nigeri.

Në këtë studim, ekipi hulumtues konstaton se konsumi i alkoolit po rritet dukshëm në vende të tilla si: Kina, India, Vietnami dhe në shumë vende të Afrikës. Ata shtuan se globalisht, 6.3 milionë individë vdiqën në vitin 2020 nga kanceri i ezofagut, fytit, laringut, zorrës së trashë, rektumit, mëlçisë dhe gjirit (kjo zbatohet për kancerin e gjirit tek gratë, megjithëse edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje).

Ndërsa kjo statistikë fillestare bie në sy dhe teksa studiuesit sugjerojnë që rrallimi i përdorimit të alkoolit në të vërtetë mund të jetë një strategji e parandalimit të kancerit, një nga autorët e studimit, Harriet Rumgay, tha se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për lidhjen mes pijeve alkoolike dhe kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

741,300 diagnozat nga gjithë bota për këto shtatë lloje të kancerit, të cilat i atribuoheshin alkoolit në vitin 2020, e përbëjnë 4.1 për qind të të gjitha diagnozave të kancerit të vitit të kaluar. Burrat përbënin 568,700 diagnoza ose 77 për qind të rasteve totale të kancerit, që lidhen me konsumimin e alkoolit. Ndër llojet më të përhapura të kancerit të shkaktuara nga alkooli janë, kanceri i ezofagut, mëlçisë dhe kanceri i gjirit.

Megjithëse nuk është e qartë plotësisht se si studiuesit i kategorizuan tri nivelet e konsumimit të alkoolit, ata pretendojnë se pjesa më e madhe e sëmundjeve të kancerit që i atribuohen alkoolit vinin si pasojë e pirjes në sasi së madhe dhe të rrezikshme.

Madje studiuesit thonë se për shkak të disa kufizimeve në analizimin e mostrave të tyre, numri i diagnozave të sëmundjeve të kancerit që i atribuohen alkoolit mund të ketë qenë edhe më i lartë se 741,300 raste. Ata kanë konstatuar se politika dhe ndërhyrjet efektive janë më se të nevojshme, për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për rreziqet e kancerit që lidhen me përdorimin e alkoolit, si dhe për ta ulur konsumin e përgjithshëm të alkoolit dhe për ta parandaluar përhapjen e llojeve të kancerit të shkaktuara nga konsumimi i tepruar i pijeve alkoolike.

{gallery}