Lifestyle

Ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes pas moshës 50-vjeçare

Fatkeqësisht pleqëria vjen për të gjithë. Por, pavarësisht faktit se nuk mund ta ndalojmë procesin e plakjes, ne mund të jemi të vetëdijshëm se si e trajtojmë trupin tonë gjatë këtij procesi. Ushqimi dhe lëndët ushqyese që i japim trupit ndërsa plakemi, do të jetë një nga mënyrat më të mira për t’u kujdesur për veten.

Por si mund ta dimë se cilat ushqime janë më të dobishmet kur bëhet fjalë për ta ngadalësuar plakjen?

Fatmirësisht, dietologë të shumtë, mjekë dhe ekspertë të ushqimit kanë ndarë disa këshilla për këtë çështje si dhe i kanë përmendur disa produkte ushqyese të cilat duhet t’i konsumoni patjetër, sidomos pas moshës 50-vjeçare.

Avokadot

Image

Për ata që duna të plaken mirë, avokadot mund të jenë një ushqim i mirë dhe i dobishëm në qëllimin e tyre. Sipas ekspertëve, avokado është një pjesë e rëndësishme në dietën ditore, pasi është e pasur me yndyra të shëndetshme për zemrën, fibra, vitamina B, kalium dhe vitamina A, C, E dhe K.

Avokadoja po ashtu ndihmon në shkëlqimin e lëkurës suaj, për faktin se është burim i pasur i yndyrave që e luftojnë inflamacionin dhe nxisin lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Pra, avokadot nuk janë vetëm të dobishme për të na mbrojtur nga procesi i pashmangshëm i plakjes, por ato janë gjithashtu të kënaqshme dhe të shijshme. Plus, ato i bëjnë vaktet tuaja të lumtura, gjë që nga ana tjetër ju bën të lumtur, dhe a nuk thuhet që njerëzit më të lumtur jetojnë më gjatë?

Peshku yndyror

Image

Lloje të caktuara peshqish me shumë acide yndyrore omega-3, të tilla si salmoni, merluci dhe harenga, janë vërtetuar se ndihmojnë me inflamacionin në lëkurën e plakur, si dhe e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer. Hulumtimet tregojnë se peshku yndyror ka aftësinë ta ngadalësojë dhe nganjëherë t’i parandalojë simptomat e Alzheimerit, tek pacientët në moshë të shtyrë. Pra një dietë e qëndrueshme e pasur me acide yndyrore onega-3, është e preferuar për ta zvogëluar rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.

Boronicat

Image

Tashmë e dimë se vitamina A, e cila po ashtu gjendet tek avokadot, e ndihmon lëkurën ta ruajë elasticitetin dhe e lufton inflamacionin. Boronicat janë një tjetër ushqim që konsiderohen burim i pasur i vitaminës A dhe C, çka e zvogëlon inflamacionin që mund të çojë në dëmtim të lëkurës dhe plakjes.

Boronicat së bashku me luleshtrydhet, manaferrat dhe mjedrat, janë të pasura me antioksidantë dhe përbërës bioaktivë, duke i bërë ato superushqime tepër të fuqishme për ta luftuar plakjen.

Bimët barishtore të gjelbra

Image

Bimët barishtore si lakra jeshile ose spinaqi, janë gjithashtu të njohura që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes tek njerëzit mbi moshën 50-vjeçare. Ushqimet që sigurojnë nivele të larta lëndësh ushqyese dhe përbërësish anti-inflamatorë, janë të dobishme kundër plakjes sepse këto përbërje i mbrojnë qelizat dhe ADN-në tonë.

Ndërsa ekzistojnë ushqime të ndryshme nga të cilat mund të t’i marrim këto lëndë ushqyese dhe përbërës, ekspertët besojnë se bimër barishtore me gjethe të gjelbra, janë disa nga më të mirat. Të mbushura me vitamina, minerale, fibra dhe përbërje të tjera bioaktive, ato sigurojnë një furnizim të fuqishëm të përbërjeve anti-plakje që janë të nevojshme në baza ditore.

Vaji i ullirit

Image

Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga një acid yndyror i pangopur i quajtur acid oleik, i cili është një nga arsyet e shumta që është pjesë kaq e rëndësishme e një diete të shëndetshme ndërsa plakemi. Ka një arsye pse vaji i ullirit është një shtesë kaq e popullarizuar në rutinat e kujdesit për lëkurën e shumë njerëzve.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, një arsye pse vaji i ullirit është aq i mirë për plakjen e lëkurës është se përbërësit e tij imitojnë disa nga ato në lëkurën tonë. Membranat qelizore janë të përbëra nga acide yndyrore njësoj si ato të furnizuara nga vaji i ullirit. Qelizat vazhdimisht rinovohen dhe kanë nevojë për furnizim të rregullt me ​​acide yndyrore nga vaji i ullirit, për të prodhuar qeliza të reja të shëndetshme.

Arroret dhe farat

Image

Duke folur për yndyrat e shëndetshme, arroret janë gjithashtu shtesa të shkëlqyera për një dietë miqësore ndaj plakjes. Arroret dhe farat janë ushqime bimore të pasura me acide yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën, dhe vitaminën E, e cila mund të jenë e dobishme për riparimin e lëkurës nga dëmtimet ndërsa plakemi.

Sipas një studimi të kryer kohë më parë ishte vërtetuar se vitamina E i zvogëlon inflamacionet të cilët shfaqen në trup me moshë, përmirëson funksionin e sistemit imunitar dhe përmirëson metabolizmin ndërsa plakemi.