Lifestyle

Fëmijët më të rrezikuarit nga varianti Delta i COVID-19

Descriptive Text

Varianti indian i koronavirusit, i njohur ndryshe si varianti Delta, ka shkaktuar sërish mbyllje në shumë vende të botës dhe kthim të masave madje edhe ndaj atyre që janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Ajo që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në lidhje me këtë variant është se fëmijët janë ndër më të rrezikuarit që të infektohen me të.

Varianti Delta është më ngjitës se variantet e tjera dhe parashihet që ai të jetë për 40% më i transmetueshëm se varianti Alpha në Shtetet e Bashkuara, dhe 50% më i transmetueshëm se varianti origjinal i detektuar për herë të parë në Wuhan të Kinës.

Sipas studimeve, pacientët e prekur me varianti Delta janë më të rrezikuar nga hospitalizimi se ata me variantin Alpha.

Simptomat e variantit indian kanë po ashtu dallime nga simptomat tipike të COVID-19 duke qenë më i lehtë kështu edhe për tu përhapur në mënyrë të pavetëdijshme, shkruan Forbes, transmeton Koha.net. Simptomat më të zakonshme të këtij varianti janë kokëdhimbja, rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e fytit.

Delta tashmë përbën 20% të rasteve të reja me COVID-19 në SHBA, një shifër kjo e cila po dyfishohet për çdo dy javë.

Ndërkohë, grupet e pavaksinuara thuhet të jenë më të rrezikuar nga ky variant, me mundësinë më të madhe që të preken nga ai fëmijët dhe të rinjtë të cilët në shumë shtete të botës janë ende jashtë planit për vaksinim.