Lifestyle

Singapori aprovon një test për COVID-19 me anë të frymës i cili jep rezultatin për një minutë

Një test me frymë për COVID-19 i zhvilluar nga Singapori që mund të japë rezultatin për vetëm një minutë, ka marrë autorizimin e përkohshëm nga Autoriteti Shëndetësor i Singaporit (HSA), raportojn “CNA”.

Sistemi testues BreFence Go COVID-19 është zhvilluar nga Breathonix, një kompani spinof e Universitetit Nacional të Singaporit.

“Breathonix tash po punon me Ministrinë e Shëndetësisë së Singaporit (MOH) për të provuar këtë teknologji në një nga pikat e kontrollit tokësor ku udhëtarët do t’i nënshtrohen testimit me sistemit e testit me frymë BreFence GO COVID-19”, thuhet në postimin për media të Breathonix.

Ky testim i është nënshtruar provave klinike në tri lokacione mes qershorit të vitit 2020 dhe prillit të këtij viti.