Lifestyle

Aplikacioni që mund ta identifikojë autizmin te fëmijët

I zhvilluar nga një ekip hulumtuesish në këtë universitet, aplikacioni përqendrohet në vlerësimin e mënyrës së përqendrimit të syve te fëmijët derisa ata shikojnë videoxhirime të realizuara specifikisht për hulumtim nëpërmjet tabletëve apo telefonave të mençur. Kjo metodë e vrojtimit është përdorur me qëllim që të kuptohet nëse fëmijët kanë vëzhguar më shumë figurat njerëzore apo objektet e shfaqura në video

Një aplikacion i ri digjital, i zhvilluar nga Universiteti Duke, është dëshmuar i suksesshëm në detektimin e karakteristikave të zakonshme të autizmit te fëmijët në moshë të hershme, duke gjeneruar shpresë për identifikimin e hershëm të çrregullimit në zhvillim.

I zhvilluar nga një ekip hulumtuesish në këtë universitet, aplikacioni përqendrohet në vlerësimin e mënyrës së përqendrimit të syve te fëmijët derisa ata shikojnë videoxhirime të realizuara specifikisht për hulumtim nëpërmjet tabletëve apo telefonave të mençur. Kjo metodë e vrojtimit është përdorur me qëllim që të kuptohet nëse fëmijët kanë vëzhguar më shumë figurat njerëzore apo objektet e shfaqura në video.

“E dimë se foshnjat që kanë autizëm përqendrohen me ndryshme karshi mjedisit dhe nuk u kushtojnë fort vëmendje njerëzve”, ka thënë Geraldine Dawson, drejtoreshë e Qendrës Duke për Autizëm dhe Zhvillim të Trurit, si dhe bashkautore e studimit që do të publikohet në revistën akademike “JAMA Pediatrics”. “Tani mund ta përcjellim modelin e shikimit te fëmijët, në mënyrë që ta vlerësojmë rrezikun prej autizmit. Kjo është hera e parë që kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë lloj të vlerësimit vetëm nëpërmjet përdorimit të një telefoni të mençur apo tableti. Ky studim është jashtëzakonisht trimërues”.

Zhvillimi i këtij aplikacioni ka filluar disa vjet më parë dhe është realizuar në koordinim me autorin kryesor, Zhuoqing Chang, profesor asistent në Departamentin për Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike në Duke.

Në njërin prej videove që e përmban aplikacioni, një grua që vallëzon shfaqet një njërin cep të ekranit, e cila më pas fillon të lëvizë drejt anës tjetër. Kur kjo video u është shfaqur fëmijëve, është konstatuar se ata që nuk kanë pasur autizëm janë përqendruar më shumë te gruaja, përderisa fëmijët me autizëm janë fokusuar më tepër tek pjesa rrokullisëse në ekran.

Një video tjetër ka ndjekur formatin e ngjashëm në testim, duke e përdorur pamjen e një burri që fryn flluska. Me qëllim të kompletimit të vlerësimit, fëmijët nxiten që ta shikojnë videon për dhjetë minuta, me ç’rast kamera e përparme e pajisjeve teknologjike e xhiron gjithë sjelljen e fëmijës.

Aplikacioni është testuar deri më tani mes 993 fëmijëve të moshave prej 16 deri në 28 muajsh, ndërsa pritet që të testohet më pas edhe mes foshnjave më të vogla se gjashtëmuajshe.

“Shpresojmë se kjo teknologji në fund të fundit do të ofrojë qasje më të madhe në identifikimin e autizmit, hap ky i parë jetik për intervenim. Synim yni afatgjatë është që të kemi një aplikacion lehtë të përdorshëm për të gjithë ata që ballafaqohen me një problematikë të tillë”, ka thënë Dawson. “Kemi ende punë për të bërë, por ky studim sugjeron se diçka e tillë një ditë mund të jetë e mundur”, ka shtuar ajo.