Lifestyle

Boronicat, eliksir i vërtetë për shëndetin

Descriptive Text

Boronicat janë të shijshme dhe ushqyese, të pasura me vitamina të grupit C dhe B, acid limoni dhe të mollës, si dhe minerale, sidomos kalium, natrium, mangan, krom, hekur dhe bakër.

Ato janë eliksir i vërtetë për shëndetin dhe veçanërisht rekomandohen për preventivën dhe terapinë e avitaminozës dhe hipovitaminozës, si dhe në shërimin e diarresë jo infektuese te fëmijët, transmeton kp.

Jashtëzakonisht janë efikase edhe për dietë. Më së miri është që të konsumohen të freskëta ose në formë lëngu, i cili ndikon sidomos në fyt.

Studimet tregojnë se kjo lloj peme është burim i pasur edhe me anti-oksidues në mesin e 40 lloj pemësh dhe perimesh.

Po ashtu, studimet dëshmojnë se konsumimi i rregullt i boronicave ngadalëson procesin e plakjes, rregullojnë qarkullimin dhe shikimin, si dhe ndalojnë fazën fillestare të zhvillimit të kancerit.