Lifestyle

Katër efekte të rrezikshme të sheqerit që ndoshta nuk i dinit

Ata që ende nuk e dinë se çfarë efektesh negative ka sheqeri te dhëmbët tona dhe në trupin tonë, jetojnë në një botë tjetër. Por kjo nuk është e vetmja e keqe se çfarë bën sheqeri në trupin tonë

Ja katër arsyet për t’i thënë jo tundimit për ëmbëlsirë:

Sheqeri e shpejton plakjen e lëkurës. Kur ai arrin të futet në qarkullimin e gjakut, lidhet kimikisht me kolagjenin dhe elastinin, proteina që sigurojnë rininë e lëkurës.

Para së gjithash, një ndërveprim i tillë i shkatërron proteinat (shkatërrimi i kolagjenit dhe elastina çon në thatësi dhe rrudha në lëkurë).

Së dyti, prodhon substanca të reja dhe të dëmshme. Për shembull, ato e bëjnë lëkurën më të prekshme ndaj diellit, një faktor kryesor i plakjes.

Sheqeri nxit infeksionin

Sheqeri ka aftësinë për të përkeqësuar infeksionin. Kështu, ata që vuajnë nga puçrrat dhe rrudhat do t’ua shtojnë ato. Ajo gjithashtu rrit rrezikun e shumë sëmundjeve, të tilla si artriti.

Edhe kur pimë një çaj të ëmbël për të kuruar të ftohtin, sheqeri bëhet një terren i favorshëm për bakteret, në një fyt që është tashmë i sëmurë. Pra, rezulton se metodat tradicionale nuk janë thjesht të padobishme, por edhe të dëmshme.

Sheqeri shkakton sëmundjet kardiovaskulare

Gjatë shekullit të 20, doktorët mendonin se sëmundjet kardiovaskulare mund të parandaloheshin duke ulur konsumin e yndyrave që rrisin nivelet e kolesterolit në gjak. Sheqeri konsiderohej në atë periudhë më pak i rrezikshëm se yndyra e mishit të kafshëve dhe kështu ata filluan një dietë ushqimore pa yndyrë, duke mos i ndërprerë ëmbëlsirat.

Në shekullin e 21, situata ndryshoi në mënyrë dramatike. Studime të ndryshme treguan se sheqeri në mënyrë të rrezikshme ngrinte nivelet e kolesterolit.

Sheqeri mund t’ju bëjë pak më shumë të dalldisur

Studime të ndryshme tregojnë se sheqeri mund t’ju shkaktojë depresion. Kjo ndodh, sepse sheqeri ul nivelin e hormoneve BDNF, i cili te njerëzit me depresion dhe skizofrenë është akoma më i ulët.

Disa studime të tjera tregojnë se po të konsumohet më shumë sheqer sesa duhet mund të rrisë ankthin (gjë që ne mundohemi ta luftojmë duke ngrënë diçka të ëmbël).

Por një eksperiment i bërë te minjtë me sheqerin ka treguar se përveç se shtonin më shumë duke e konsumuar atë, bënin dhe lëvizje të çuditshme e të trasha. Shkencëtarët e lidhën këtë me sheqerin që dëmton qelizat e trurit përgjegjës për të mësuarit dhe kujtesën.