Lifestyle

Vaksina anti-COVID nuk dëmton fertilitetin, thonë ekspertët

Pretendimet në rrjetet sociale se vaksina antiCOVID mund të ndikojë në fertilitetin femëror janë të pabazuara, kanë thënë ekspertët në Britani të Madhe.

Në rrjetet sociale janë përhapur fjalët se vaksina e Pfizerit mund të shkaktojë infertilitet tek gratë, ose të bëjë që trupat e tyre të sulmojnë placentën, raporton BBC. Por nuk ka asnjë “mekanizëm të besueshëm biologjik” me të cilin vaksina mund të ndikojë në fertilitetin e femrës, kanë thënë ekspertët britanikë në studimin e tyre.

Vaksina funksionon duke nxitur sistemin imunitar të “nisë luftën” me virusin duke prodhuar antitrupa. Me këtë mundësohet që organizimi të jetë i gatshëm t’i kundërpërgjigjet virusit sa herë që ai “sulmon”. Mënyra e nxitjes së sistemit imunitar bëhet përmes “grimcave” që janë tejet jetëshurtër. Ato dërgojnë mesazhin për “nxitje të sistemit imunitar” dhe më pas shkatërrohen. Për këtë, ekspertja shëndetësore në Universitetin e Leedsit thotë se s’ka mundësi që një sistem i tillë të ndikojë edhe në shëndetin e riprodhimit.