Lifestyle

Pija e mëngjesit për bel të hollë dhe bark të rrafshët

Ta nisni mëngjesin me ushqime që kanë vlerë ushqyese është zgjedhja më e mirë për të qenë të shëndetshëm dhe të humbni peshë.

Nëse keni marrë vendim që me fillimin e këtij vitit të ri të nisni edhe ju një mënyrë të re jetese, atëherë veç se jeni duke i parë rezultatet, sidoqoftë nëse sapo keni filluar me këto ndryshime është një trik që mund të ju ndihmojë që të humbni peshë më shpejt.

Në mëngjes është një pije e nxehtë që rekomandohet për të filluar ditën me të, e që qon deri tek trupi juaj ideal dhe arritjet e shëndetshme.

Kafeja gjysmë-gjysmë, e cila bëhet duke kombinuar qumështin dhe krem në mëngjese është pija më e mirë për të humbur peshë, sipas ekspertes së ushqimit Stephanie Nelson të MyFitnessPal’s.

Por ajo shton se nëse kafeja nuk është për ju, atëherë pini një filxhan të nxehtë çaj të gjelbër i cili gjithashtu do bëjë trikun për të forcuar trupin tuaj në mëngjes.

Deri sa pija juaj e mëngjesit është e rëndësishme Nelson thotë që edhe vakti luan shumë rol në humbjen e peshës.

“Thelbi nuk është vetëm se çka pinë në mëngjes. Nëse hani një mëngjes me fibra (fruta, avokado, etj) pija do kombinohet me fibër dhe ju do ndiheni të ngopur duke mos ndier dëshirën për të ngrënë për një kohë,” shpjegoi ajo.

Kafeja dhe çaji i gjelbër janë shumë të mira si gjëja e parë për të konsumuar në mëngjes për shkak të kafeinës dhe përmbajtjes antioksidante. Edhe pse nuk kanë përmbajtje të mjaftueshme që të bëjnë humbjen në peshë më shumë domethënëse, këto dy pije japin energji që ndihmon në rritjen e humbjes së peshës.

“Antioksidantët në çajin e gjelbër dhe kafe mund të kenë përfitime shëndetësore sepse ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trupin tuaj, i cili mund të ulë rrezikun tuaj për sëmundje si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabetin. Plus, çaji i gjelbër dhe kafeja nuk kanë sheqer të shtuar natyrshëm dhe ulja e marrjes së sheqerit të shtuar është e dobishme për shëndetin dhe humbjen e peshës ”, shton Nelson, shkruan “Shefinds.com”.

Trajtimi i inflamacionit është jetik për të parë rezultatet e zakoneve tuaja të shëndetshme, kështu që rregullisht konsumimi i një pije që do të luftojë fryrjen. Kjo është një ide e shkëlqyeshme ndërsa punoni për të humbur peshë dhe për të parë ndryshimet.

Kur të pini njërën nga këto pije në mëngjes Nelson thotë se duhet munduar që ti mbani në atë formë si janë, pa ju shtuar asgjë.

“Pjesa tjetër e kësaj enigme është që të mos i shtoni asgjë pijes, mos i shtoni sheqer, krem të ëmbël sepse mund të ndiheni të uritur shumë shpejt. Nëse dëshironi që pija në mëngjes të ketë aromë, provoni të shtoni kanellë, arrëmyshk ose karafil në kafenë ose çajin tuaj, ose provoni një çaj me fruta (si mango ose çaji i zi i shegës), "sugjeron ajo.

Megjithëse në të vërtetë nuk ka pije që do të dobësoj belin dhe do t'ju jep trupin e ëndrrave tuaja, por kafeja ose çaji i gjelbër në mëngjes mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e këtij qëllimi përfundimtar. Në fund të ditës, një dietë e shëndetshme, e ekuilibruar dhe rutinë ushtrimesh në kombinim me një filxhan kafe ose çaj të gjelbër çdo mëngjes do të jetë basti juaj më i mirë për humbjen të peshës. Kështu që, nxirrni kupën tuaj dhe një mëngjes ushqyes të dendur për të arritur shpejt rezultate të dukshme të humbjes së peshës.