Lifestyle

Merreni shtruar, normaliteti po vjen

Këto kohëra janë të vështira, por po i vjen fundi. Nëse kujdesemi për vete e për familjet tona, sidomos edhe gjatë festave të fundvitit, monitorojmë shëndetin tonë në shtëpi, jeta pritet të përmirësohet në pranverë.

Jeta normale po i mungon secilit porse për ta kthyer atë, duhet kujdes i shtuar. New York Times ka përgatitur një analizë se si mund të arrihet te jeta normale, dhe thelbi i krejt kësaj është shtimi i kujdesit.

“Të gjithë jemi lodhur. Na mungojnë familjet e miqtë. Na mungon argëtimi, puthjet me partnerët. Udhëtimet e gjata e baret, thashethemet nëpër zyra e dalja në teatro e kinema, madje edhe ngjarjet sportive”, thuhet në shkrimin e NYT.

Duke e ditur se 2020 ka qenë një vit i vështirë, e tash po përballemi me dimër të zymtë, secili prej që 2021-ta të na gjejë më të lumtur.

“Nëse kemi kujdes muajve të ardhshëm e i përmbahemi rekomandimeve, atëherë jeta normale – ose të paktën versioni i ri i normalitetit – do të jetë afër. Vaksinat kundër koronavirusit po përhapen”, thuhet në shkrim.

Edhe Dr.Anthony Fauci, ekspert i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se “ndihma është rrugës”.

Ka theksuar se vaksina nuk do ta ndryshojë jetën e njerëzve brenda një nate. Vaksina, do të parandalojë virusin.

“Por duhet të mbani maskat vazhdimisht dhe të ruani distancën dhe të kufizoni kontaktet me njerëz”, thuhet në mesazh.