Lifestyle

2.2 miliardë njerëz janë mbipeshë

2.2 miliardë njerëz vuajnë nga problemet shëndetësore pasi janë mbipeshë, sipas një studimi të ri.

Në total, 30 për qind e popullatës në botë janë të prekur nga problemet në peshë, 10 për qind obezë. Më shumë se 710 milionë njerëz ishin obezë.

Në mesin e 20 shteteve më të populluara në botë, niveli më i lartë i obezëve ishte në SHBA, me 13 për qind. Egjipti udhëheq listën për personat e rritur e mbipeshë me 35 për qind.

Studimi u krye nga “nejm” dhe në të morën pjesë më shumë se dymijë ekspertë të shëndetësisë, nga 195 shtete dhe territore që mbuluan periudhën nga vitet 1980 deri më 2015.