Lifestyle

Insekte, kërpudha dhe shtim “i gabimeve”, aeroplanët pas pandemisë duhet të monitorohen

Sektori i aeronautikës ka qenë një nga më të goditurit nga pandemia që nga muaji shkurt kur pothuajse u bllokua një pjesë e ekonomisë botërore.

Pas bllokimit total për disa javë, sërish vetëm 35% e avionëve kanë rifilluar aktivitetin e tyre. Me javë të tëra, rreth 19 mijë aeroplanë kanë mbetur në tokë, disa në pistat e shkreta të aeroporteve, të tjerë në zona të përcaktuara në shkretëtirat e ndryshme të planetit, për t’u ruajtur nga armiku kryesor i këtyre mjeteve, lagështira e zgjatur.

Por sipas një raporti të përpiluar nga IATA, organizmi kryesor botëror i sektorit, tregon edhe për vështirësi nga më të ndryshmet, për gjigandët e qiejve që po tentojnë të ngrihen sërish.

Muajt e gjatë të mungesës së aktivitetit kanë bërë që në disa avionë të jenë gjetur insekte dhe krimba që kishin krijuar foletë tyre në brendësi të mekanizmave dhe aparateve teknologjike, duke rrezikuar përdorimin e tyre. Raporti citon një defekt të tillë, në një avion ku altimetri tregonte vetëm zeron për këtë arsyeje.

Por edhe në karburantin e mbetur në avion, janë gjetur baktere dhe kërpudha që janë zhvilluar qetësisht me lagështirën dhe që mund të jenë të rrezikshme.

Por përtej qenieve të ndryshme që kanë gjetur strehë në strukturën e avionëve, edhe statistikat e pilotëve duken sikur janë të ndikuara nga pezullimi i orëve të fluturimit, duke regjistruar gabime, fatmirësisht jo të rënda, por që kanë alarmuar një organizatë si IATA, që u ka kërkuar kompanive të shtojnë orët në simulatorë për pilotët e tyre. \ a2news