Lifestyle

Aspirini do të testohet si ilaç potencial për trajtimin e COVID-19

Ilaçi më i zakonshëm anti-inflamator, aspirini, do të testohet si ilaç i mundshëm për trajtimin e COVID-19.

Provat klinike për këtë janë pjesë e provave më të mëdha në Britani për gjetjen e trajtimit për koronavirus, ka thënë faqja e provave klinike “Rikuperimi”, të premten, raporton Reuters.