Lifestyle

Myku i gojës: Të rrezikuarit, simptomat dhe trajtimi

Myku i gojës, i njohur ndryshe edhe si Kandidoza orale, është një infeksion mykotik që ndodh në gojë. Shkaktari kryesor i këtij lloj infeksioni është bakteri Candida Albicans. Ekzistojnë disa kategori njerëzish të cilët janë më të rrezikuar , për të pasur myk në kavitetin oral.

Ata janë:

1-personat të cilët marrin shumë dhe shpesh Antibiotikë

2-pacientët të cilët janë në proces kimioterapie dhe radioterapie

3-pacientët të cilët marrin mjekime si Prednisoloni, Kortikosteroide

4-pacientët të cilët marrin mjekime që ulin gjendjen e imuintetit

5-pacientët që vuajnë nga sëmundje si Diabeti, HIV etj.

Simptomat e mykut janë në varësi të llojit të tij. Shpeshherë paraqiten si zona erozive, të skuqura dhe të shkëlqyeshme ose pseudomembranoze të bardha të cilat hiqen lehtësisht për të ekspozuar një zonë të kuqë eritematoze, nga e cila mund të ketë hemorragji. Myk është gjithashtu kur kemi çarje dhe skuqje të anëve të buzëve, shoqëruar me tharje te tyre.

Mund të kemi djegie e tharje të gojës, ndjesinë e diçkaje të hidhur, kripur ose acide në kavitetin oral. Gjithashtu, mund të kemi vështirësi në gëlltitje, kur kemi përfshirje të ezofagut dhe ashpërsim të zërit me përfshirje të laringut. Mund të na shfaqet në gjuhë, me pllaka të bardha ose një zonë pa papilla në qendër të saj.

Trajtimi konsiston në marrjen e mjekimeve Antimykotike dhe në përmirësimin e higjenës oralë, si dhe përdorimin e shpëlarësve Antimikrobial. Gjithashtu duhet një higjenë e mirë e protezave, pasi ato e mbajnë mikrobin në brendësi dhe duhen hequr natën, të lihen në solucion dezinfektant, në mënyrë që të shëndoshet mukoza e gojës. Trajtimi duhet të zgjatet dy javë pas zhdukjes së simptomave.