Lifestyle

Ndryshimet në gjene ndikojnë në reagimin e trupit të njeriut ndaj COVID-19

Faktorë të panjohur po lënë me pasoja njerëz të infektuar me COVID-19, edhe pse shumë prej tyre janë të rinj, nuk janë mbipeshë dhe nuk vuajnë nga probleme shëndetësore të tjera. Shkencëtarët mendojnë se ndryshime të vogla të gjeneve po ndikojnë që disa të shkatërrohen teksa të tjerë të shpëtojnë.

Këto ndryshime në ADN po vëzhgohen nga studiues të cilët besojnë se ofrojnë një rrugë për të zhvilluar ilaçe të reja që mund të parandalojnë shumë nga pasojat më të rënda të COVID-19, shkruan The Guardian. 

Zhvillimet kyçe përfshijnë studimet që tregojnë se interferoni, i cili stimulon mbrojtje imune kundër viruseve, mund të luaj rol kryesor për mbrojtjen e trupit. Shkencëtarët kanë gjetur se mutacionet e rralla tek disa njerëz mund t’i lë ata të paaftë për t’u furnizuar me lëndë interferoni që u nevojitet për të marrë përgjigjen efektive të imunitetit për COVID. Provat ku përdoret interferoni si trajtim për koronavirus janë duke u zhvilluar në disa qendra.

“Ato janë eksperimente biologjike natyrale të cila sugjerojnë se njerëzit që prodhojnë më shumë interferon kur janë të infektuar kanë përgjigje më të mirë ndaj sëmundjes. Kjo na tregon se pacientët mund të përfitojnë nga trajtimi me interferon”, thotë profesori i sëmundjeve infektive, Martin Hibberd.

Studimi po fokusohet edhe në një gjen të njohur si TYK2. Disa variante të këtij gjeni përfshijnë shkaktimin e disa sëmundjeve autoimune, si artriti reumatoid dhe duket se përfshihet edhe në shkaktimin e koronavirusit. Një ilaç i prodhuar për të trajtuar artritin reumatoid, baricitinib, ka një emërtues të përbashkët me COVID-in dhe ka ka çuar në përdorim në prova klinike kundër virusit. Muajin e kaluar, kompania farmaceutike Eli Lilly deklaroi se rezultatet e para tregonin se ilaçi ndihmonte pacientët me COVID të shëroheshin.

“Lajmi i keq është se mund të na duhet vite eksperimentimi për të gjetur trajtime në këtë mënyrë. Lajmi i mirë është se tash ka shumë shkencëtarë që po punojnë për këtë dhe mund të kemi disa përgjigje të shpejta”, thotë Jeffrey Barrett nga Instituti Ëellcome Sanger.