Lifestyle

Rëndësia e një lëkure të pastër të fytyrës

Shpesh lexoni këshilla për mirëmbajtjen e lëkurës, mënjanimin e rrudhave apo shenjave në fytyrë apo përdorimin e produkteve të caktuara për një lëkurë të shëndetshme.

Mirëpo, një shprehi e thjeshtë por tejet e rëndësishme për secilin person në përpjekje për ta mirëmbajtur fytyrën, është pastrimi i duhur i lëkurës, transmeton Koha.

Si ta pastrojmë fytyrën?

Pastrimi i duhur i fytyrës është tejet i rëndësishëm për një lëkurë të shëndoshë dhe rrezatuese.

Lëkura e fytyrës gjatë ditës përballet me faktorë të shumtë që e dëmtojnë atë. Kur aplikojmë grim, e prekim fytyrën me duar apo ecim nëpër ndonjë rrugë të ndotur, ne e rrezikojmë shëndetin e saj. Prandaj pastrimi i fytyrës për ta larguar pisllëkun dhe qelizat e vdekura, është një pjesë thelbësore e çdo rutinë të kujdesit për lëkurën.

Një produkt i mirë për pastrimin e fytyrës sigurohet t’i largojë të gjitha pisllëqet nga lëkura, duke e lënë atë të butë e të freskët, si dhe të gatshme për ta aplikuar grimin apo produktet tjera për fytyrë.

mënyrë tjetër e thjeshtë por shumë e dobishme për largimin e pisllëqeve nga lëkura, është pastrimi i fytyrës me ujë. Fillimisht duhet t’i pastroni mirë duart me sapun, sepse nëse duart mbajnë baktere ato lehtësisht mund të barten në fytyrë. Prandaj pastrimi i duarve është i rëndësishëm. Më pas duhet ta lagni fytyrën me ujë të vakët, për ta zbutur lëkurën. Kjo gjë e përgatit atë për spastrim të thellë. Tutje vendosni produktin tuaj të preferuar për pastrim, aplikojeni atë në të gjitha pjesët e fytyrës duke e masazhuar lëkurën njëkohësisht. Dhe në fund, përdorni sërish ujë të vakët për ta larguar produktin e pastrimit nga fytyra.

Sa herë në ditë duhet ta pastrojmë fytyrën?

Shpesh njerëzit keqkuptohen dhe mendojnë se fytyra nuk duhet të pastrohet në mëngjes. Lëkura rigjenerohet dhe lëshon qelizat e vdekura gjatë kohës sa jeni duke fjetur. Po ashtu, në shumë raste jastëku ju transferon yndyra dhe pisllëqe të tjetra. Për këtë arsye është ide e mirë ta pastroni fytyrën dy herë në ditë.

Këshilla për pastrimin e fytyrës:

- Gjithmonë lajeni fytyrën me ujë të vakët. Uji shumë e ngrohtë ua dehidron lëkurën dhe e bënë atë të thatë.

- Mos e fërkoni ashpër lëkurën teksa i aplikoni produktet për pastrimin e fytyrës, sidomos në pjesët e ndjeshme përreth syve.

- Shmangeni pastrimin e shpeshtë të fytyrës – dy herë në ditë mjafton.

- Mos përdorni produkte të cilat përmbajnë kemikate të ashpra.