Lifestyle

Produktet ushqimore që shkaktojnë fryrje të stomakut

Descriptive Text

A e keni vënë re që pas konsumimit të disa ushqimeve, barku juaj fillon të fryhet jashtëzakonisht shumë?

Fryrja e stomakut është diçka e zakonshme veçanërisht tek të rriturit, dhe kryesisht shkaktohet nga gazrat por nganjëherë edhe nga problemet tjera të tretjes.

Fryrja e barkut shkaktohet nga disa lloje të caktuara të ushqimit që janë pjesë e dietës suaj, por nëse fryrja bëhet diçka e zakonshme, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi të brendshëm shëndetësor, që ka nevojë për kujdes mjekësor.

Këto janë disa prej ushqimeve të zakonshme në kuzhinën tuaj, që kanë predispozita të shkaktojnë fryrje të stomakut:

Fasulet

Ato janë lloji më i zakonshëm i bishtajoreve. Janë të pasura me proteina dhe janë të domosdoshme për dietën tuaj. Por, ajo që duhet ta dini është se, fasulet e përmbajnë një lloj të caktuar të sheqerit të cilët trupi juaj e ka vështirë ta përpunojë, dhe kjo shkakton gazra dhe fryrje të madhe të barkut.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara të preferuara nga shumica përfshirë këtu edhe ujin e gazuar, në të vërtetë ju shkaktojnë probleme me gazrat. Kjo për shkak se flluskat në pije në të vërtetë janë gazra të cilët bllokohen në bark, dhe pa pasur mënyrë për t’u liruar, ato bëjnë që ju të ndiheni të fryrë. Në vend se të konsumoni shpesh pije të gazuara, është mirë t’i zëvendësoni ato me ujë të thjeshtë apo çaj.

Qumështi

Edhe pse qumështi përmban sasi të madhe të proteinave dhe kalciumit, që janë të shëndetshme dhe nevojshme për organizimin, ai mund të shkaktojë fryrje të stomakut. Qumështi përmban laktozë që shumë njerëz e kanë vështirë ta përpunojnë atë. Kjo shkakton probleme në tretje, gazra të tepruara, fryrje të barkut dhe nganjëherë edhe ngërçe. Qumështin ju mund ta zëvendësoni me produkte tjera, si jogurti.

Birra

Pas një nate jashtë me shoqëri ku ju keni pirë shumë birra, filloni të ndiheni të fryrë. Kjo ndodhë për shkak se kjo pije alkoolike liron dioksid karboni i cili mblidhet në bark. Përveç kësaj, birra përmban edhe karbohidrate tjera të fermentuara, çka së bashku shkaktojnë shumë gazra dhe fryrje. Edhe birrën mund ta zëvendësoni me pije tjera alkoolike si, vera e kuqe apo e bardhë.

Gruri

Edhe pse është e vështirë të besohet, për shkak se shumica e ushqimeve krijohen nga ky produkt ushqimor, gruri në fakt shkakton fryrje të stomakut. Pjesa më e madhe e produkteve nga gruri përmbajnë gluten, që është faktor i madh në shkaktimin e gazrave dhe fryrjes. Është me rëndësi ta zvogëloni konsumimin e grurit, për ta parandaluar fryrjen e barkut por edhe shtimin në peshë. Një alternativë e mirë për ta zëvendësuar këtë produkt është orizi.