Lifestyle

Fundviti, vendimtar për vaksinën britanike

Foto: Reuters

Kompania “AstraZeneca” deri në fund të vitit 2020 do të mund të dijë nëse vaksina e saj eksperimentale i mbron njerëzit nga koronavirusi.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ka thënë se çdo gjë do të merret vesh me përfundimin e testimeve që janë shtyrë për shkak të disa problemeve të brendshme.

Qeveritë dëshirojnë t’i japin fund pandemisë së koronavirusit që ka lënë të vdekur 900 mijë njerëz dhe ka ndalur zhvillimin ekonomik.

Krejt shpresat për fundin e pandemisë janë te një vaksinë.

Shefi i kompanisë farmaceutike nga Britania, Pascal Soriot, ka sqaruar se përkeqësimi i një pacienti gjatë testimit të vaksinës ndodhi shkaku i një çrregullimi të rrallë në shpinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur vaksinën britanike si më premtuesen në betejën kundër koronavirusit.