Lifestyle

Pse nuk duhet të flini me flokë të lidhura

Çdo grua ka dëshirë të ketë flokë të mira dhe të shëndosha, çka e shpjegon faktin se flokët janë pjesë e rëndësishme e identitetit tonë.

Derisa mund të harxhohen shuma të mëdha të hollash në produkte të ndryshme për mirëmbajtjen e flokëve dhe për t’u dukur bukur, do të ishte më mirë t’i kushtojmë më shumë vëmendje disa gjërave të thjeshta që janë pjesë e rutinës ditore, por që i shkaktojnë dëme të mëdha flokëve.

Sipas portalit “Bright Side, fjetja me flokë të kapura është një nga këto gjëra të dëmshme, për të cilën ekzistojnë disa shpjegime.

Mbajtja e flokëve të lidhura shkakton presion në rrënjët e tyre, dhe kjo mund të bëhet edhe më e rrezikshme nëse vendosni të flini me flokë të kapura, transmeton Koha.

Sipas hulumtimeve të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, fjetja me flokë të lidhura e shkakton rënien dhe këputjen e qimeve. Kjo ndodhë ngaqë kapëset e flokëve krijojnë fërkim gjatë kohës sa jeni në gjumë, dhe bëni lëvizje të vazhdueshme.

Por, mos u brengosni ngaqë nëse e largoni këtë shprehi, me kalimin e kohës flokët tuaj do të duken bukur si përpara.

Një problem tjetër që mund ta shkaktojë fjetja me flokë të lidhura, është gjendja shëndetësore e njohur si ‘alopecia’.

Alopecia shkakton humbjen e qimeve në kokë ose pjesë tjera të trupit.

Tërheqja e vazhdueshme e flokut mund ta shkaktoj këtë gjendje, ngase dëmton gjëndrat e flokëve.

Prandaj, ekspertët ju sugjerojnë që të flini me flokë të lëshuara ose të lidhura lirshëm në gërshet. Gjithashtu preferohet që të flini me flokë të thara sepse kur flokët janë të lagura, janë shumë të ndjeshme dhe delikate prandaj edhe mund të dëmtohen lehtë.

Po ashtu është e rëndësishme ta zgjidhni këllëfin e duhur të jastëkut. Këllëfi prej mëndafshi bënë që floku të rrëshqas lirshëm dhe të mos ngatërrohet gjatë kohës sa jeni në gjumë, si dhe nuk shkakton absolutisht asnjë tension apo këputje të qimes.

Mos harroni që ajrin në dhomën e gjumit ta mbani të lagësht. Ajri i thatë i bënë edhe flokët shumë të thata.