Lifestyle

A mund të transmetohet koronavirusi nga paketimet e ushqimeve?

Descriptive Text

Gjurmë të koronavirusit janë gjetur në paketime në Kinë, veçanërisht në dërgesat me karkaleca të ngrirë dhe krahë pulash të dërguara nga Amerika Jugore.

Kjo ka ngritur pyetje nëse virusi mund të transmetohet nga paketimet e ushqimeve, raporton BBC.

Teorikisht, mund të jetë e mundur ta marrësh infeksionin nga paketimet, derisa studimet laboratorike kanë treguar se virusi mund të mbijetojë për orë, nëse jo ditë, në disa materiale të paketimeve. Për më tepër, virusi është më i qëndrueshëm në temperatura të ulëta, e cila është zakonisht temperatura me të cilën transportohen ushqimet.

Mirëpo një mikrobiolog thotë se mundësia e transmetimit në sipërfaqe të pajetë është shumë e vogël, transmeton KOHA.