Lifestyle

Mjalti më i mirë sesa ilaçet kundër kollës dhe ftohjes

Descriptive Text

Mjalti mund të jetë më i mirë për trajtimin e kollës dhe ftohjes sesa ilaçet farmaceutike. Në një studim të ri thuhet se mjalti është më efikas në eliminimin e simptomave të ftohjes dhe gripit sesa ilaçet komerciale.

Mjalti gjithashtu mund të jetë më i sigurt, më i lirë dhe alternativë më e mirë sesa antibiotikët. Ky studim u ka bërë thirrje mjekëve që ta rekomandojnë mjaltin te pacientët, në vend të antibiotikëve që mund të shkaktojnë efekte anësore.

Mjalti për një kohë të gjatë është përdorur si ilaç popullor për kollën, por efekti i tij në trajtimin e sëmundjeve të zakonshme nuk është hulumtuar shumë.

Fizikanët nga shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Oxfordit dhe Departamenti i Shkencave për Përkujdesjen Primare Shëndetësore kanë analizuar provat ekzistuese për të parë nëse simptomat e infeksioneve të traktit të sipërm sipërfaqësor i janë përgjigjur mjaltit. Këto infeksione janë të ngjashme me ftohjen që mund të prek hundën, sinuset, fytin dhe laringun.

“Mjalti ishte superior në kujdesin e përditshëm për të përmirësuar simptomat e infeksioneve në organet e frymëmarrjes”, kanë thënë hulumtuesit e Universitetit të Oxfordit në studimin e publikuar në revistën “BMJ Evidence-Based Medicine”.

“Është një zëvendësim i lirë i antibiotikëve. Mjalti mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së rezistencës antimikrobe, por ende duhen testime për sa i përket kualitetit të lartë”, kanë thënë hulumtuesit.

Ata kanë bërë bashkë rezultatet e 14 studimeve, nëntë prej të cilave kanë përfshirë vetëm fëmijët. Shumica e krahasojnë mjaltin me trajtime më të zakonshme, siç janë ilaçet pa recetën e mjekut. Kur analizuan studimet që krahasonin mjaltin me qetësues të zakonshëm të dhimbjeve, hulumtuesit nuk kanë qenë në gjendje të arrinin në të njëjtin përfundim si me studimet e tjera krahasuese. Për këtë arsye kanë bërë thirrje për më shumë krahasime.

Institucione të shumta mjekësore në Britani të Madhe vazhdimisht kanë paralajmëruar për rrezikun e teprimit me antibiotik. Në vitin 2018, mjekët kanë thënë se miliona procedura kirurgjike mund të bëhen të rrezikshme nëse efekti i antibiotikëve keqpërdoret.

“Pasi shumë prej infeksioneve janë virale, antibiotikët shpesh janë të paefektshëm dhe joadekuatë. Sidoqoftë, mungesa e alternativave efektive dhe dëshira për ta ruajtur marrëdhënien e mirë pacient-mjek mund të kontribuojnë në teprimin e përdorimit të antibiotikëve”, kanë thënë autorët e hulumtimit.

Menyja e pasur e hulumtimeve të mëparshme ka treguar se mjalti ka fuqi të vrasë bakterin. Studimet kanë treguar se mjalti është efektiv ndaj dhjetëra sëmundjeve, siç janë eshriacoli dhe salomonella.

Një mjaltë e veçantë nga Zelanda e Re, e quajtur manuka, dhe mjalti nga Malajzia, kanë shërbyer si ilaç ndaj sëmundjes staf dhe bakterit digjestiv përgjegjës për ulcerat peptike.

Studimi tjetër me 139 fëmijë ka zbuluar se mjalti ka bërë punë të përkryer në lehtësimin e kollit të natës dhe ka rregulluar gjumin më shumë sesa gjatë përdorimit të deksometrofanit dhe difenhidraminës (shpesh i shitur nën emrin Benadryl).