Lifestyle

Pasuria e pronarit të Amazonit rritet për 13 miliardë dollarë brenda ditës

Foto: The Guardian

Pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh brenda një dite.

Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij, regjistroi ngritje 7.9 për qind.

Bezos është njeriu më i pasur në planet, me pasuri që sillet rreth 189 miliardë dollarë.

Që prej fillimit të këtij viti, pasuria e tij është shtuar me 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike, të shkaktuar nga shpërthimi e COVID-19.

Mirëpo gjatë këtyre muajve të pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje.