Lifestyle

10 shenjat e kancerit që s’duhet neglizhuar

Kanceri mbetet një nga sëmundjet më të rrezikshme që vazhdon të marrë me mijëra jetë njerëzish.

Diagnostifikimi i tij në hapat e parë, jo gjithmonë është i mundur, megjithatë trupi juaj arrin t’ju dërgojë disa sinjale dhe shenja paralajmëruese.

Edhe pse shpeshherë i injoroni, këto shenja mund të jenë përcaktuese për vijimësinë e shëndetit.

1. Kokërr nën lëkurë: Mjekët ju paralajmërojnë vazhdimisht, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne: Në qoftë se vini re praninë e një kokrre të fryrë në nën lëkurë, mos e injoroni. Kjo masë, e cila zakonisht shfaqet poshtë gjoksit ose dhe nën sqetull ku janë të përqendruara gjëndrat limfatike është shenjë paralajmëruese e kancerit të gjirit.

2. Irritim dhe kruarje të vazhdueshme: Trupi ynë e trajton kancerin si një baktere, të cilën sistemi imunitar e lufton duke përdorur qelizat e bardha të gjakut. Si pasojë rritet rrjedhja e gjakut në zonën kancerogjene, duke bërë që kjo zonë të jetë vazhdimisht e ngrohtë, e kuqe dhe të keni kruajtje.

3. Plagë që nuk shërohen: Nëse keni ndonjë plagë të hapur në trup që nuk arrin të mbyllet, mund të jetë shenjë e pranisë së një kanceri në trupin tuaj. Sistemi imunitar është i dobët dhe si pasojë qelizat kancerogjene sulmojnë plagën e hapur.

4. Shenja në gjuhë dhe brenda gojës: Mos neglizhoni shenjat dhe puçrrat e bardha që ju shfaqen në gojë, gjuhë, mishrat e dhëmbëve dhe bajame. Konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

5. Vështirësi në gëlltitje dhe humbje oreksi: Problemet me gëlltitjen, dispepsinë dhe humbjet e oreksit ndikojnë në aftësinë e trupit për të marrë lëndët ushqyese, ul veprimtarinë e sistemit imunitar duke e bërë më të brishtë dhe pre të qelizave kancerogjene.

6. Probleme me tretjen: Tretja është një proces shumë i rëndësishëm që ndikon në mirëqenien e trupit dhe shëndetit të përgjithësi. Kur problemet dhe vështirësitë em tretjen zgjasin më shumë se dy ditë, duhet të mendoni seriozisht të flisni me një mjek.

7. Ndryshime në urinim: Nëpërmjet urinimit bëhet nxjerrja jashtë e të gjitha toksinave të dëmshme. Ndryshimet në forcën e rrjedhjes së urinës, ngjyrës, aromës, prezencës së shkumës ose gjakut duhet të kontrollohen menjëherë.

8. Gjakderdhje: Gjakderdhja mund të ndodhe edhe për arsye të pashpjegueshme që jo gjithmonë lidhen me periodat apo herpesat vaginalë, në raste të tilla, më konkretisht kur vini re sekrecione gjaku nga mitra, thithkat ose kilitori komunikoni me mjekun.

9. Ndryshime të zërit: Kanceri i laringut mund të shkaktojë ndryshimin e rimbrit dhe tonin e zërit tuaj.

10. Kollitje e vazhdueshme: Kanceri i mushkërive, ezofagut, fytit dhe madje edhe i stomakut mund të shkaktojnë kollitje të vazhdueshme. Kollitja që zgjat më shumë se 1-2 javë mund të jetë shumë më tepër se një ftohje.