Lifestyle

Disa këshilla për lyerjen e flokëve në kushte shtëpie

Descriptive Text

Derisa pjesa më e madhe e grave ia besojnë lyerjen e flokëve profesionistëve, karantina i ka detyruar shumicën prej tyre që ta bëjnë këtë gjë vet, në kushte shtëpie.

Në gjë e tillë mund të ju shkaktojë frikë në fillim, por me njohuritë e nevojshme, ju mund të arrini rezultate të kënaqshme dhe kështu kurseni kohë dhe para duke iu shmangur salloneve të bukurisë, transmeton Koha.

Prandaj, ju sjellim disa këshilla që duhet ndjekur, për një lyerje më të mirë dhe të suksesshme të flokut.

Bëni provë, para vendosjes së ngjyrës

Reaksionet në lëkurë nga ngjyra e flokëve mund të jenë të rralla kur aplikohen nga profesionistët, por nëse produktin e keni blerë në një dyqan të thjeshtë ose në barnatore, atëherë preferohet ta testoni në lëkurë para se ta aplikoni atë në flokun tuaj.

Vendoseni një sasi të vogël të ngjyrës në lëkurën prapa veshit ose në dorën tuaj, dhe lëreni për 24 orë, para se ta vendosni atë në flokë. Nëse ngjyra nuk është shpërlarë dhe nuk ka shkaktuar reaksion në lëkurë, atëherë jeni të sigurt ta aplikoni atë në flokë.

Lyejini vetëm rrënjët e flokëve

Lyerja e rrënjës së flokëve është prioriteti kryesor për shumë njerëz, që do të thotë se nuk keni nevojë ta aplikoni ngjyrën nëpër të gjitha anët. Kjo bënë që t’i shmangeni dy nuancave të ngjyrës në flokët tuaj.

Nëse jeni në dyshime, anoni nga ngjyrat e lehta

Nëse nuk jeni të sigurt për zgjedhjen e ngjyrës të cilën doni ta aplikoni në flokë, atëherë iu sugjerohet ta zgjidhni ndonjë nuancë më të lehtë të ngjyrës.

Gjithashtu preferohet që të kujdeseni për ta zgjedhur ndonjë ngjyrë e cila e komplimenton tenin tuaj të lëkurës, si dhe stilin e rrobave dhe aksesorëve të cilat i përdorni më shumë.

Përgatiteni flokun siç duhet

Një prej gjërave më të rëndësishme që duhet bërë para se t’i lyeni flokët, është që t’i përgatisni ato siç duhet. Kjo pasi ngjyra e ndryshon strukturën e flokut tuaj.

Prandaj, preferohet përdorimi i maskave që e mbrojnë dhe riparojnë flokun.

Mbrojeni lëkurën dhe ambientin përreth

Para se ta aplikoni ngjyrën në flokët tuaja, preferohet ta lyeni lëkurën përreth fytyrës me ndonjë krem apo vaj, në mënyrë që t’i evitoni njollat e padëshiruara në lëkurë.

Nëse keni përfunduar me njolla në lëkurë, atëherë qumështi i lopës, parfumi dhe produktet për largimin e grimit, mund të kryejnë punë në pastrimin e tyre.

Gjithashtu, kujdesuni që flokët t’i lyeni në banjë si dhe vendosni peshqir mbi supe dhe dorëza në duar.

Flokët preferohen të jetë të palara

Shumë njerëz mendojnë se ngjyra duhet të aplikohet në flokë të pastra, por kjo nuk është e vërtetë. Yndyra në flokë është e preferuar dhe kështu edhe lëkura e kokës e përballon më mirë ngjyrën.