Lifestyle

Karantina e një nëne me fëmijën me sindromën Down

Dhoma e gjumit gjatë muajve të pandemisë vazhdon të jetë ambienti më i dashur për Eloida Aliajn.

Të hulumtojë në internet e të dëgjojë këngët e artistëve të saj të preferuar, po i jep asaj kënaqësi të mjaftueshme për të kaluar ditët e izolimit.

Ela, siç e quajnë familjarët e miqtë e saj të afërt, ka disa vjet që punon si asistente stomatologu, por rutinën e punës e ndërpreu që nga përhapja e virusit.

Në çdo hap që bën Eloida i gjendet pranë e ëma e saj Indira, sipas së cilës vajza e saj me sindromën Down ia bën jetën më të ëmbël, raporton KOHA.

Se është e zonja, 19-vjeçarja nga Ferizaj e dëshmon edhe me pasionin që ka për kuzhinën, këndin ku ka ndërtuar rutinën e saj ditore së bashku me të ëmën.

Ta njoftojë vajzën për virusin dhe pasojat e tij, Indira e konsideroi si veprim të duhur, aq sa thekson se ishte e përpiktë në mbajtjen e higjienës.

Me buzëqeshje në fytyrë, Eloida ka një porosi të cilën e lidh me situatën pandemike.