Lifestyle

Kultivimi i livandës në Kosovë

Njihet si lule për relaksimin e të gjitha shqisave. Kjo është lule livanda, e cila është përdorur që në kohët e lashta për kurim. Madje, vaji esencial i livandës është një nga vajrat më të dobishëm në trajtimin e akneve.

Livanda mund të përdoret edhe nëpër shampo të ndryshëm për lëkurën dhe flokët. Kohët e fundit, edhe në Kosovë ka filluar që të kultivohet kjo bimë.

Fahrie Limani nga Agrocoop thotë se kjo bimë nuk kërkon kushte të veçanta për kultivim, raporton KOHA.

Sipas saj, ka dy lloje të livandës. Tregon se është bimë e cila kërkohet më së shumti prej klientëve.

Nutricistja Leonora Gashi thotë se livanda nuk është kultivuar shumë në Kosovë edhe pse, sipas saj, përfitimet nga kjo bimë janë të mëdha.

Ajo thotë se livanda është një bimë shumëvjeçare dhe se vaji i saj ka veti ushqyese për lëkurën.

Megjithatë, konsumimi i tepruar i ekstraktit të livandës, sipas saj, nuk është i mirë.

E çmimet për këtë lule dekorative dhe qetësuese, sipas Limanit, nuk janë të shtrenjta.

Edhe pse me origjinë nga ishujt e nxehtë grekë, në ditët e sotme livanda në mënyrë të suksesshme rritet edhe në vendet skandinave.

Veçoritë antiseptike të saj janë “atutë” e saj më të mëdha.