Lifestyle

Kërkimi bimëve dhe manave, mënyrë e re për të eksploruar qytetet

Nuk mund të udhëtoni larg? Atëherë udhëtoni thellë në qytet për të gjetur ushqim në ambientin që ju rrethon.

Për udhëtuesit, bota është vend i madh për t’u eksploruar, por në ketë kohë janë të mbyllur në shtëpi. Por njëri nga qëllimet kryesore të udhëtimit të qëndrueshëm dhe ekologjik, që është konsumimi i ushqimit lokal dhe që zvogëlon ndikimin në mjedis, nuk kërkon më shumë sesa një të ecur përreth lagjes.

Mbledhja e ushqimit në mjedisin urban është një studim i botës së gjallë, duke gjetur një lule apo manë, duke mësuar emrin dhe përbërësit, pastaj çfarë shije kanë, ku dhe kur rriten, dhe gjithsesi, si të përdoren për ushqim, transmeton KOHA.

Ushqimet e mbledhura në natyrë po bëhen shumë të njohura në botën e kuzhinierëve të famshëm, të cilët po krijojnë meny jo vetëm me prodhime të prodhuesve lokal, por në disa raste, me ushqime të mbledhura edhe përreth vetë restorantit. Sipas një sondazhi të National Geographic, një e treta e amerikanëve thonë se janë duke gatuar shumë e më shumë ushqime pa mish, për shkak të çmimit të lartë dhe opsioneve të vogla.

Udhëtuesit gjithashtu i janë kthyer mbledhjes së ushqimit në natyrë, si mënyrë për të përjetuar më mirë një destinacion të vizituar.

No Taste Like Home, një kompani eko-turistike me bazë në SHBA, ofron përvoja për “gjuetarë-mbledhës” modernë. Disa nga ushqimet e mbledhura pastaj mund të shijohen në restorantin lokal.

Shkencëtarët vlerësojnë se deri në vitin 2050, do të jenë dy miliardë njerëz më shumë për t’u ushqyer. Andaj pyetja rreth asaj se cila është dieta më e mira për njerëzimin ka marrë urgjencë sërish. Ushqimet të cilat do të zgjidhen për t’u ushqyer në dekadat e ardhshme do të kenë pasoja dramatike për planetin.

Në vend se të kërkohet zgjidhje futuristike, ndoshta duhet të shikohet nga e kaluara.

Para se të themelohej agrikultura, paraardhësit janë ushqyer me bimë dhe ushqime të egra nga natyra dhe i kanë përdorur gjithashtu si ilaçe. Hulumtuesit janë duke rritur përpjekjet për të mësuar këtë kulturë nga popujt që edhe sot e bëjnë të njëjtën gjë, si populli tsimane në Amazonë dhe hadza në Tanzani, para se të zhduket kjo mënyrë e jetesës në tërësi.

Bimët rreth njerëzve janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina dhe minerale, shumë më tepër se gjërat të cilat blihen në shitore, dhe pa pesticide. Ato gjithashtu kanë edhe funksion medicinal. Disa gjethe të “Verbascumit”, prodhojnë çajin, i cili shëron dhembjen e fytit. Gjilpërat e gjelbra të pishave mund të vendosen në mjaltë, për të bërë shurup kundër kollit dhe pastron mushkëritë.

Bimët shëruese si këto dhe shumë tjera mund të gjinden përreth qyteteve, duke u rritur ne çarjet e betonit, nëpër parqe, të varrua nëpër grila dhe aty ku nuk i pret askush. Momentin kur të filloni t’i vëreni, një botë e re hapet para juve.

Nëse dilni pa një guidë i cili i njeh bimët, kontrolloni dhe sigurohuni mirë për atë që keni gjetur dhe hani atë që keni mbledhur vetëm nëse jeni të sigurt. Një libër i mirë për barërat e egra është ai “Food for Free” i Richard Mabeyt.