Lifestyle

Si ndikon ngrënia e tepërt në shëndet

Trashja dhe obesiteti. - Nëse çdo ditë hani shumë ushqim brenda një kohe të shkurtër, ju mund të krijoni çrregullim të ngrënies. Kjo mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra, por dy rreziqet kryesore janë trashja dhe obesiteti, transmeton koha.net.

Çfarë duhet të bëni? – Caktojeni një objektiv dhe hani aq sa ju duhet me të vërtetë. Ushtroni, kontrolloni racionet dhe zgjidhni ushqime të shëndetshme. Nëse nuk dini ta zgjidhni vetë mënyrën e të ushqyerit, konsultohuni me mjekun.

Diabeti. - Ngrënia e tepërt mund të shkaktojë diabet. Kjo do të thotë se trupi juaj nuk mund ta përdorë si duhet insulinën për ta kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Me kalimin e kohës, diabeti mund t’i dëmtojë veshkat, sytë dhe zemrën.

Çfarë duhet të bëni? - Sa më shumë që dini për diabetin, aq më mirë do ta merrni kontrollin mbi situatën tuaj. Do të duhet t’i monitoroni nivelet tuaja të sheqerit në gjak, të hani ushqime të shëndetshme dhe të ushtroni shumë. Mund të keni nevojë edhe për ilaçe kundër diabetit.

Depresioni dhe ankthi. - Çrregullimi i ngrënies ndikon në disponim. Ngrënia e tepërt shpesh na lidh për shtrati, gjë që mund të çojë në depresion dhe anksiozë. Njerëzit me këto çrregullime ushqimore shpesh ndihen të turpëruar dhe fajtorë për problemet e tyre. Shumica e tyre përpiqen ta fshehin atë.

Çfarë duhet të bëni? - Hani ushqime të shëndetshme, ushtroni dhe siguroni gjumë cilësor, sepse shprehitë e shëndetshme mund t’ju ndihmojnë në luftën kundër anksiozës ose depresionit. Nëse problemi është më serioz, shërimi mund të përfshijë psikoterapi, ilaçe kundër depresionit apo ilaçe të tjera që ndikojnë në disponim.

Problemet me tretjen. - Urthi afatgjatë dhe sindroma e zorrëve të irrituara janë të shpeshta tek problemet me ngrënie të tepërt. Këto probleme janë shpesh të lidhura me trashje dhe obesitet prandaj mjekët nuk mund të jenë të sigurt nëse keni vërtet çrregullim apo vetëm mbipeshë.

Çfarë duhet të bëni? - Urthi afatgjatë mund ta dëmtojë lukthin dhe ezofagun. Nëse shfaqet dy ose më shumë herë në javë, gjithsesi konsultohuni me mjekun. Mjeku do t’ju përshkruajë ilaçe apo ndonjë plan dietik. Sindromën e zorrëve të irrituara mund ta kontrolloni me ushqim të shëndetshëm dhe menaxhim të stresit, ndërsa në raste më të rënda, ndihmojnë ilaçet.

Problemet me tëmthin. - Shumë probleme shëndetësore fillojnë me çrregullime ushqimore. Obesiteti, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta (yndyra në gjak) dhe efekti jo-jo i trashjes apo dobësimit, e rrisin gjithashtu rrezikun e shfaqjes së gurëve të tëmthit.

Çfarë duhet të bëni? - Mjeku mund t’i largojë gurët në mënyrë kirurgjike. Ndonjëherë mjeku përshkruan ilaçe për shkrirjen e gurëve të tëmthit, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë.

Sulmi në tru dhe sëmundjet e zemrës. - Tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë mund të shkaktojnë sulme në tru dhe sëmundje të zemrës. Kur presioni i gjakut është shumë i lartë, ai i rëndon enët e gjakut. Kolesteroli i lartë mund t’i bllokojë arteriet.

Çfarë duhet të bëni? - Ndaloni pirjen e duhanit, dobësohuni dhe ushtroni rregullisht. Le të jetë dieta juaj e bazuar në perime, drithëra dhe proteina. Në raste më të rënda, mjeku mund t’ju përshkruajë ilaçe për ulje të tensionit dhe kolesterolit.