Lifestyle

Këshilla që nuk duhet t’i harroni për sytjenat

Pasi është një nga veshjet e brendshme pak më problematike se mbathjet, zgjedhja e tyre nuk është gjithmonë e lehtë.

KP ka përmbledhur disa këshilla për sytjenat që duhet t’i dini:

1. Sytjenat duhet të lahen shpesh, pas çdo 2-3 përdorimesh.

2. Nuk duhet të vishni të njëjtat palë për dy ditë me radhë.

3. Duhet të përdorni patjetër sytjenat sportive, kur stërviteni.

4. Në përgjithësi, sytjenat duhet të qëndrojnë shumë mirë.

5. Sytjenat e duhura nuk duhet të të shkaktojnë bezdi në trup.

6. Nuk duhet të qëndrojnë as të lira e as të ngushta.

7. Sytjenat mund të ndikojnë në tretjen e ushqimit, nëse janë të gabuarat. Të gjitha mbaresat nervore përfundojnë në shpinë dhe shkaktojnë vështirësi në tretje.

8. Nuk ka asnjë provë shkencore që të flesh me sytjena dëmton shëndetin apo, më keq akoma, shkakton kancer.

9. Të flesh me sytjena nuk ndikon në mbajtjen mirë të gjoksit.

10. Nëse fle me sytjena, mos përdor asnjëherë ato sintetiket.

11. Gjoksi ndryshon pas lindjes, stërvitjes apo një kohe të gjatë. Pas këtyre periudhave përpiqu të ri-gjesh sytjenat e duhura.