Lifestyle

Si ta përgatisni dezinfektuesin tuaj

Mënyra më e mirë për pastrimin e duarve është larja e tyre me ujë dhe sapun, mirëpo jo gjithmonë kemi qasje në lavaman. Kështu që, gjëja e dytë më efektive për pastrim të duarve është dezinfektuesi.

Për ta përgatitur atë, duhet t’i keni në proporcion sasitë e përbërësve, përderisa jeni duke e bërë vetë. Në të kundërtën, dezinfektuesi mund të mos jetë efektiv.

Ajith Karunarathne kimist dhe asistent në Universitetin e Toledos, i cili punon në Departamentin e Kimisë dhe Biokimisë, e ka ndarë recetën e tij për dezinfektues, transmeton The Huffington Post, transmeton Koha.

Përgatitja:

Përzieni tri pjesë të alkoolit me një pjesë të gellit aloe vera, e cila e parandalon tharjen e lëkurës suaj. (Nëse nuk mund të gjeni gell të aloe verës, ju mund ta gërryeni gellin nga gjethet e ndonjë peme të aloe verës).

Nëse dëshironi, mund t’i shtoni edhe disa pika të ndonjë vaji për një aromë më të këndshme.

Pastaj vendoseni atë masë në një enë të plastikës, dhe ja ku e keni dezinfektuesin tuaj.

Në qoftë se është pamja e mjegullt, atëherë shkundeni para përdorimit.